/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 19

107 29 24
                                    

Mjekimi kishte shkuar më së miri, por nuk dukej të vazhdonte të qetësohej për minutat në vazhdim. Kishin kohë që qëndronin në spital, dhe s'kishin parë asnjë shenjë të policisë apo Eloisit. Por nuk prisnin të mungonte. Duhet të ishin të gatshëm në çdo moment të mundshëm, dhe për më tepër, nuk ishin në gjendjen më të mirë të mundshme, ndaj do ta kishin më të vështirë të përballeshin me atë sërish; në më pak se 1 orë më parë ishin në ndjekjen e saj. Ishin ende të rraskapitur dhe gjëja për të cilën po uronin më shumë ishte që të largoheshin sa më parë prej atij vendi.

-Ke nevojë të qetësohesh vajzë, - iu drejtua pa e parë, ndërkohë që kërkonte nëpër sirtaret e dhomës, -Je lodhur shumë, dhe kjo do të bëjë që dhimbja të të kalojë drejt e në plagën tënde. Por mos u shqetëso. Një pushim i shkurtër dhe do të ndihesh shumë më mirë.

-Kujt t'i themi që s'kemi kohë për pushim... - mëmëriti ndër dhëmbë, duke e ditur se nuk do të ishin në gjendje ta plotësonin kërkesën e saj.

-Thatë gjë zotëri? - u kthye me një vështrim pyetës, si të kishte bërë një pyetje retorike.

-Jo, jo vërtet! - mohoi me kokë dhe largoi menjëherë vështrimin, për t'iu shmangur sadopak.

-Shumë faleminderit, por tani na duhet të largohemi, - e kishte të qartë se duhet të shkonin në shtëpinë e tyre sa më shpejt, nëse nuk do të donin të vraponin për orë të tëra sërish.

-Më në fund! - tha përsëri me zë të ulët, pavarësisht se të dyja e dëgjuan. Ishte i lumtur që më në fund, vetë Vin'nila kishte pranuar të largoheshin, gjë kjo që tregonte se ajo ndihej më mirë, ose thjesht ishte gati ta linte atë vend. Ishte dakord me zgjedhjen e saj.

-Por ju duhet të pushoni, - hezitoi t'i lejonte të shkonin, edhe pse e dinte se nuk mund t'i ndalonte.

-A mund t'ju kërkoj një nder? - iu drejtua para se të hapte derën.

-Po, sigurisht zotëri! - ishte kureshtare të dëgjonte sërish nga fjalët e tij, që deri në ato momente thjesht e kishin acaruar.

-A mund të pushoni ju në vend të Vin'nilës? Ne nuk kemi kohë. Ndoshta ju do të ishit më e lirë për të ndenjur një pjesë të mirë të ditës duke fjetur. Ne po ikim, - kapi dorën e Vin'nilës, hapi derën me të shpejtë dhe nxitoi të dilte. Në koridor pa trupa policore të shkonin drejt dhomës ku ndodheshin, -E dini çfarë? - foli sërish pasi hyri brenda dhe mbylli derën. -Dua t'ju kërkoj një tjetër nder në vend të këtij.

Nuk mund të duronte më. Kishte kaluar pothuajse 1 orë qëkur i kishte dërguar mesazhin, dhe ai nuk e kishte parë. Ndonjëherë mendonte se ishte duke u qetësuar, apo duke fjetur, por nuk mund ta harronte rastin që ndoshta ai thjesht po e injoronte. U ngrit e vendosur, doli nga dhoma e saj dhe shkoi drejt derës së tij. Ngurroi ta hapte menjëherë. Ishte në ankth, pasi nuk e dinte nëse ai i kishte besuar ato që i tha jashtë tempullit. Nuk e dinte se çfarë i kishte thënë e çfarë jo, çfarë kishte dëgjuar e çfarë jo, dhe sa fjalë i kishin mbetur.

Mblodhi veten dhe përplasi grushtin dy herë mbi derën e drunjtë, për të krijuar një të trokitur të lehtë. Dera nuk u hap. Provoi sërish, por sërish mori si përgjigje të njëjtën heshtje mbytëse. Nëse do të ishte atje, do të reagonte. Nuk dëgjohej asnjë lëvizje e vetme në dhomë, asnjë lëvizje ajri apo gjurme. Kjo filloi ta shqetësonte disi. Nxorri e alarmuar telefonin dhe filloi ta telefononte, për të dëgjuar ndonjë lëvizje nga dhoma, por asgjë. Asnjë tingull i vetëm. Shtyu derën për të hyrë brenda dhe nuk pa asnjë shenjë të tij. Nuk ndodhej askund, madje asgjë lidhur me të.

Dëgjoi disa hapa të ngjisnin shkallët e hotelit. Ktheu kokën duke shpresuar të ishte ai, por sa e mundshme mund të ishte? Prapa saj pa një punonjës të hotelit, i cili e pa me kureshtje para se ta kalonte dhe të hynte në dhomë.

Më e çmuar se vetë jetaWhere stories live. Discover now