/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 30

80 27 29
                                    

Meksikë

-Të them të drejtën më ishte mërzitur tmerrësisht shumë India, - kishin pothuajse 1 orë që ecnin rreth e rrotull vendit për të gjetur atë që thuhej në adresë.

Për fatin e tyre të mirë, arritën të kalonin me sukses Indinë dhe udhëtimin për në Meksikë, sepse në të kundërt nuk do të ishin gati për një tjetër pengesë. Gjithçka e mbetur ishte të gjenin Bemnianin dhe t'i jepnin fund kësaj marrëzie.

-Nuk mendoj se vepruam siç duhet, - iu drejtua Uardenit, kur pa fytyrën e ngrysur të Vin'nilës që ende nuk ishte qetësuar dhe ende nuk donte ta besonte se kishin bërë diçka të tillë.

-Më dëgjoni! - ndaloi hapin dhe doli para tyre. -Nëse Henlej do të vinte me ne këtu, nuk do të mundej askush ta informonte Eloisin për Bemnianin, apo të merrte Diamantin e Shpresës nga ajo. Meqë Henlej ndodhet ende në Indi, Elois do të mendojë se ne ndodhemi aty gjithashtu, duke u munduar të fshihemi nga ajo dhe policia. Nuk dyshoj për këtë, - ia kishte thënë disa herë, por dukej qartë që ajo nuk do të ndryshonte mendim se e gjitha kjo ishte e gabuar. -Tek e fundit, ai e pranoi vetë këtë.

-A e kuptoni që sapo ai u kthye ne e lamë sërish pas? E mbani mend se sa u përpoqëm për ta kthyer midis nesh? Dhe tani jemi një kontinent larg tij! - nuk i kishte pëlqyer aspak kjo pjesë e planit.

-Vin'nila, do të ishte më mirë sikur të na dëgjoje për një moment. Ai është shpresa jonë e vetme atje. Pastaj ai nuk do të ketë asgjë që do ta pengojë të qëndrojë atje. Ka një jetë të tërë që jeton në atë vend, - vazhdoi të ecte duke mos e kthyer më kokën pas. Duhet të fokusohej tek plani i ri dhe jo tek ajo që kishin lënë pas. -Dhe mbi të gjitha, Henlej duhet të mësohet me faktin se sado i aftërt të jetë me ne, nëse do të jetë një pengesë për rrugëtimin tonë, do ta pësojë. Kështu, në vende të ndara, jam i sigurt që ai nuk do të mund të të marrë ty për t'u arratisur bashkë. Ai e meritonte ketë Vin'nila. Mos më bëj të pendohem që nuk të lashë në Indi.

Ai vend dukej t'iu kujtonte Uashingtonin jashtë mase. Përveç faktit se ishte i mbushur me njerëz dhe makina të zhurmshme, i përngjante atmosferës së atij vendi, rrugët dukeshin po të njëjta ndaj mund të mendoje se e dije se ku mund të gjeje atë që doje, ndërkohë që ato rrugica të çonin në vende plotësisht të reja. Në sipërfaqe dukej të ishte e thjeshtë të vazhdonin, por nuk duhet të harronin se së shpejti Elois do të ndodhej sërish pranë tyre, në të njëjtin vend, dhe se hapja e çështjes së Bemnianit do t'i turbullonte jashtë mase. Duhet të qëndronin të bashkuar.

-Meksika duket kaq madhështore. Më mungojnë këto vende, -kthente kokën sa majtas-djathtas, për të parë ndërtesat gjigante dhe qiellgërvishtësit, që në atë vend ishin me shumicë.

-A mund ta di se si do të arrijë Henlej të marrë Travenierin nga Elois, kur ne të tre bashkë nuk mundëm? - nuk mund ta hiqte mendjen nga ai fakt që po e shqetësonte jashtë mase në ato momente.

-Mos u nervozo kaq shumë Vin'nila! Ai do t'ia dalë, - i tha në formë mbështetjeje. Edhe asaj i mungonte.

-Ai nuk është kriminel Vin'nila, - rrotulloi gjysmën e qafës për t'u afruar më shumë, -dhe kjo është një bonus i madh. Elois nuk do të mundohet të mbrohet nga ai, sepse do të mendojë se nuk është i rrezikshëm. Të gjithë e dimë se nuk është, por të shpresojmë që të bëjë gjenë e duhur në vend që t'ia mbathi sërish, -nuk ishte plotësisht i sigurt nëse kjo do të funksiononte, por dikush duhet të qëndronte në atë vend. Dikush që e kishte të thjeshtë. Dhe askush nga ata të tre nuk përfshihej.

Më e çmuar se vetë jetaOnde as histórias ganham vida. Descobre agora