/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 11

118 29 30
                                    

Ora shënonte 23:45, dhe ajo ende nuk kishte fjetur. Nuk do të ishte e qetë, derisa diamanti të shkonte sërish tek ajo në Indi, ndaj duhet të qëndronte zgjuar për çdo lajm të papritur. I duhej një plan i ri, të cilin kishte filluar ta zbatonte.

Dëgjoi një të trokitur të lehtë të derës dhe më pas ndjeu se ajo u hap. E mori vesh menjëherë se kush ndodhej brenda tashmë, ndaj vrapoi për të marrë lajmin e rradhës.

-Je i sigurt që nuk të panë? - pëshpëriti dhe ai pohoi me kokë, -Jam e lumtur që të shoh sërish, - u ngrit në majat e gishtrinjëve për të arritur gjatësinë e tij, dhe e përqafoi për disa sekonda.

-Nuk do të qëndroj gjatë, Venera. Nesër duhet të shkoj me ta. Pse nuk vjen dhe ti? - i drejtoi një shikim pyetës, duke pritur për të të thotë diçka.

-Unë? Jo, më mirë të qëndroj këtu. Tek e fundit do të jem thjesht një pengesë për ta. Ti mund të shkosh. Do t'ju pres. A je i sigurt që duhet të shkosh edhe ti? - përshkroi dorën e saj në faqen e tij, -Mund të jetë e rrezikshme, Henlej.

-Mos u shqetëso për mua. Do të jem mirë. Për sa kohë Uardeni dhe Vin'nila qëndrojnë me mua, do të jem në rregull. Ata janë të kujdesshëm Venera. Nuk do të na ndodhë gjë. Të jesh e sigurt, - e puthi lehtë, dhe u bë gati të largohej.

-Ki kujdes! Nuk dua të të humbas sërish, - i hodhi një vështrim dhe e përshëndeti, ndërkohë që ai dilte prej shtëpisë. Nuk e dinte se dhe për sa kohë do t'ia mbante të fshehtë, por nuk mendonte se ishte momenti i duhur për t'i treguar.

***

Drita e mëngjesit u lëshua si një lajmërim që kishte ardhur koha. Ishte dita e madhe. Dita kur më në fund plani i tyre do të vihej në zbatim. Ajo ditë do të ishte fillimi i diçkaje vërtet të madhe.

U ngrit me të shpejtë nga divani, duke kërkuar për Henlej, por ai nuk dukej asgjëkundi.

-Vin, e ke parë Henlein? - ecte i paduruar nëpër dhomë. Ishte kaq i emocionuar të dilte në shesh.

-Më tha që do të dilte herët. Mbase nuk është kthyer ende! - thirri nga dhoma ngjitur, akoma nëpër gjumë.

-Duhet të vijë sa më shpejt, - pas kësaj dëgjoi të hapej dera, ndaj vrapoi drejt saj, -Henlej, i more? - ishte në ankth. Dëshironte që gjithçka të ishte perfekte.

-Po. Prej andej po vij. Ishte i zënë, ndaj pati pak ngatërresa. Por mos u shqetëso. Gjithçka u rregullua shpejt, - tha duke i zgjatur çantën.

-Henlej kishte mbaruar punë me këto. Të mos vonohemi! - shkoi në dhomën e Vin'nilës për t'i dhënë lajmin që gjithçka ishte gati. Mjaftonte që ata të vepronin.

U bënë gati shpejt, që të ishin të parët që do të shkonin në tempull, për të parë çfarë iu nevojitej, para se turma e vendasve të mblidhej për të bërë lutjen e ditës. Do ta kishin shumë të vështirë, nëse ai vend do të ishte i mbushur nga njerëzit, sepse nuk do të ishin në gjendje të shihnin qartë pikat që iu interesonin.

-A nuk është pak e çuditshme që po vishemi me këto gjëra të çuditshme? - tha Vin'nila pasi ishte bërë gati.

-Mos më thuaj mua Vin! Isha kundër që në fillim të kësaj ideje, - tha dhe ktheu kokën nga Henlej. Të dy po vështronin atë. Ishte ideja e tij të visheshin me veshjet tradicionale që vishnin vendasit për të shkuar në tempull.

Më e çmuar se vetë jetaWhere stories live. Discover now