/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 9

119 30 21
                                    

-Helikopteri do të ulet para muzeut, - kaloi nëpër dhomë duke marrë valixhen e hollë dhe të vogël.

-Është e rëndësishme të dukemi kaq shumë? A nuk duhet të ishim pak më larg qendrës për të qenë më të sigurt? - Vin'nila nuk dëshironte të shkonte asgjë keq në këtë udhëtim, sepse gjithçka për ta ishte kaq e rëndësishme që nga ai moment.

-Më pëlqen vëmendja, - ktheu kokën për të parë vështrimin e saj, - por nuk po e bëj me këtë qëllim. Duhet ta dinë Vin. Duhet ta dinë se ne po largohemi. Të zgjuarit do ta kuptojnë që nuk kemi hequr dorë dhe të tjerët do të mendojnë se u larguam pasi u dorëzuam, - ishte ende duke ecur rreth e rrotull duke mbledhur gjërat e nevojshme për udhëtimin. Ishte më i shqetësuar seç dukej, por nuk i pëlqente ta tregonte, ndryshe do të kishte shumë më shumë probleme, -Gjithçka do të shkojë mirë.

-Po sikur të mos shkojë?

-Ty të pëlqen të mendosh gjithmonë anën negative, por edhe nëse ndodh gjë, do ta kalojmë si gjithë të tjerat. Mjafton të jemi bashkë dhe të sigurt. Eja, duhet të shkojmë tani! - hapi derën dhe hyri brenda, -Të pres tek muzeu! - i dha gazit duke krijuar një re të madhe tymi dhe u largua sa hap e mbyll sytë.

Ndërkohë ajo nuk ndihej e sigurt. Nuk ndihej sikur të largoheshin nga Uashingtoni do të ishte një ide e mirë. Por mundohej t'i qëndronte besnike planit. Ndaj nxitoi të merrte çantën e saj dhe të vraponte për te makina.

Shpejt dalloi Uardenin që po e priste. Ngriti dorën dhe e përshëndeti, ndërsa ajo vrapoi menjëherë drejt tij.

-Erdhi koha! - i tha me zë të ulët, para se gjethet e pemëve ngjitur muzeut të fillonin të dridheshin dhe të lëviznin pa pushim, nga era e shkaktuar nga ulja e helikopterit në qendër të rrugës.

Makina të shumta ndaluan në pamundësi për të vazhduar rrugën tashmë të bllokuar, për të parë ç'po ndodhte. Kishte dhe nga ato që përplaseshin me njëra-tjetrën nga shpejtësia e madhe me të cilën po ecnin, dhe papritur e gjenin veten duke frenuar përpara një makine të dëmtuar. U krijua një rrëmujë e madhe dhe ndërhyrja e forcave të policisë ishte e pamundur të mungonte. Në ato momente, qendra e Uashingtonit ishte kthyer në një seri aksidentesh, e në krye të tyre qëndonte helikopteri i tyre.

-Të thashë që nuk ishte mendim i mirë të niseshim këtu! - thirri sa mundi, sepse zhurma e madhe e krijuar nga helika e helikopterit dhe sirenat e makinave të policisë, nuk e lejonte zërin e saj të dëgjohej qartë.

-Pse, nuk po të pëlqen? - qeshi dhe nxitoi të zinte vend.

Shumë shpejt ndodheshin larg nga toka, ndërkohë që ende i vështronin nga poshtë. Ndodhi më shpejt seç e kishin imagjinuar, por ishte një avantazh kundrejt tyre. Helika tashmë kishte prekur retë e pupurta dhe vazhdonte të luante me to. Që lart, Uashingtoni dukej akoma më madhështor, por pa ta dhe trazirat që shkaktonin, do të ndihej bosh për një periudhë të caktuar.

-Qetësohu Vin. Do të jetë një rrugë e gjatë dhe e qetë, - u sistemua në njërën nga sediljet për t'u rehatuar, por siç dukej nuk ishte ky fati i tyre.

-Që do të jetë një rrugë e gjatë, këtë e dimë të gjithë, por nuk do të isha aq e sigurt për të dytën, - veproi të hynte në skenë, ashtu siç asaj i pëlqente.

-Të pëlqen të luash gjithmonë personazhin dytësor, - u ngrit dhe u drejtua nga ajo, -por mos harro se je thjesht një figurante.

-Do të thoja më mirë që kam qenë figurante, por fama bën të vetën, ti e di shumë mirë këtë. Ndaj jam këtu për të rrëmbyer rolin kryesor, - kaloi nga ana tjetër për të filluar shfaqjen.

Më e çmuar se vetë jetaWhere stories live. Discover now