/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 16

108 29 26
                                    

Kur jeta të përball me të papriturën, nuk jemi asnjëherë gati, sepse në të kundërt nuk do të quhej e papritur. Por ka raste kur ne e mendojmë. Mendojmë se nga momenti në moment, diçka e papritur do të ndodhë, ndaj përgatitemi edhe pse nuk e dimë se ku, kur dhe çfarë do të prekë kjo e papritur. Përgatitja, sado e pakët të ishte, në një të papritur si ajo do të ishte e nevojshme.

Rrugët ishin të qeta; veç sirenave të makinave të policisë nuk dëgjohej gjë tjetër. Dëgjohej edhe diçka tjetër. Dëgjohej zhgënjim. Por ky i fundit ishte i qetë.

-Ti e di që nuk do të qëndrosh këtu, apo jo? - Elois nuk kishte përfunduar ende nga fjalët e saj ngushëlluese. Ndihej kaq e lumtur që më në fund arriti atë që dëshironte; të shkatërronte planin e tyre.

-A nuk është e qartë? - i dukej e mërzitshme të zgjaste bisedimet me të, sepse gjithmonë përfundonte duke ironizuar faktin se është i arrestuar, -Sa herë do ta bëj ketë rrugë, pyes veten, - gjithsesi, nuk do të lodhej derisa të tregonte anën tjetër të tij; moskokëçarës dhe i sigurt.

-Derisa të kesh një vend tëndin besoj. Qelitë e rezervuara për ty janë drejt falimentimit, - mendonte se gjithçka ishte qesharake, por kishte kohë që nuk ndihej në formë.

-Sa keq, vërtet! - qetësi, -A nuk duhet të ishit duke u marrë me ndonjë vrasës serial që shkatërron jetën e familjeve të tëra, ndërkohë që mundoheni me mua, edhe pse e dini se nuk do të keni rezultat dhe unë sërish do të iki nga duart tuaja? - vërtet ajo që ndodhi i zuri në befasi, por kjo nuk do të thotë që nuk e kishte një plan. Ai gjithmonë kishte një plan arratie rezervë. Dhe kur ai plan nuk ishte i saktë mjaftueshëm, rrjedhonin plane B.

-Uarden, a nuk duhet të ishe pak i shqetësuar për faktin se t'u shkatërrua i gjithë plani? - i pëlqente ta përmendte këtë pjesë, -Apo që ata që ti quan të afërmit e tu pësuan një situatë dramatike që iu dha drejtim tjetër jetës së tyre?

-Ti nuk më njeh Elois Deret. Nuk më njeh aq shumë sa të mendosh për të afërmit e mi apo ndjenjat e mia. Tek e fundit, ç'rëndësi na paskan ndjenjat në këtë situatë? Të jesh i vetëm është gjithmonë fat! Të punosh i vetëm është edhe më mrekulli. Të jesh e sigurt për këtë. Bashkëpunëtorët që janë thjesht bashkëpunëtorët e tu për një çështje të caktuar, do të dalin gjithnjë kundër teje. Mbaje mend këtë. Kam më shumë eksperiencë se ti në këtë fushë. Tek e fundit unë s'duhet t'i tregoj një punonjësi të shtetit se si arrihet suksesi, apo jo? - dhe përfundoi aty ku mendoi se do të përfundonte. Ironizmat.

-Uarden, si mendon t'i lëmë mësimet për më vonë dhe të kalojmë pak tek ajo që sapo ndodhi? A mund ta di se çfarë po kërkonit në një vend të tillë? - duhet të merrte më shumë informacione.

-Jo, më vjen keq. Nuk e mbaj mend aq mirë në fakt, sepse nuk ndodhi e gjitha. Unë nisa historinë, por po e vazhdon ti. Ndaj do të ishte më mirë nëse na tregoje ti se çfarë po kërkoje në një vend që për më tepër nuk ishe e ftuar? - vuri re se Vin'nila nuk ndihej mirë. I hodhi një vështrim për ta qetësuar, edhe pse e dinte se ajo kishte nevojë për më shumë.

-Po tani të kujtohet? - ndaloi makinën, nxorri pistoletën nga brezi dhe ja drejtoi.

-Më lejo të të jap një mësim të fundit! E para; ajo gjëja është krijuar për t'i shkaktuar ankth personit të cilit ja drejton, dhe kur ankthi përshkon trupin e dikujt, memoria shkarkohet, dhe trupi nuk furnizohet më me elektricitet, - buzëqeshi në mënyrë keqardhëse, -Dhe e dyta, por jo më pak e rëndësishmja, nuk ndalohet makina në të cilën ndodhet i ashtuquajturi krimineli, para se të arrijë në destinacion e përcaktuar, - gjuajti policin që po qëndronte ngjitur me të dhe çliroi Vin'nilën nga prangat, -Dhe e treta, - u afrua pranë sediljes së shoferit në të cilën ndodhej Elois dhe shtypi butonin që shkyçte dyert e makinës, -Nuk lihen kurrë çelësat e prangave në xhepin e policit që qëndron ngjitur me kriminelin. Sa epike! Krimineli i jep mësime policit, se si të bëhet një polic më i mirë! - shtyu derën ngjitur dhe tërhoqi Vin'nilën jashtë.

-Mos i lejoni të largohen! - thirri e alarmuar, ndërkohë që qëllonte në ajër. Doli nga makina dhe filloi t'i ndiqte.

-Jepi Vin'nila, vrapo! - vazhdonte ta tërhiqte pas dore, sepse kishte frikë se nga momenti në moment mund ta shkëpusnin prej tij. Kaluan nga rruga kryesore në një rrugicë të ngushtë, të rrethuar nga shtëpi të vjetra. Kishte plot kthesa të befasishme, që i bënin të ngadalësoheshin, dhe që Elois të gjendej sa më afër tyre.

Nuk do t'i lejonte të shpëtonin sërish. Mendonte se do të ishte e pamundur për ta të provonin të arratiseshin pas gjithë asaj skene dramatike që ndodhi në tempull, sidomos Vin'nila. Dhe kishte të drejtë. Ajo ende nuk e kishte marrë veten, ndaj nuk ishte duke bërë më të mirën e saj për të shpëtuar. Dhe kjo ishte një pengesë e madhe për Uardenin.

-Vin'nila! - thirri për ta sjellë në vete, -Henleit nuk do t'i pëlqente aspak nëse ty të të jetë dhënë një mundësi e mirë për t'u arratisur dhe ti nuk e shfrytëzon si duhet atë. Eja në vete! Nuk duhet ta humbasim këtë rast. Nëse shkel sërish në atë makinë do të çmendem. Të betohem se do të çmendem! - u ngjit në shkallët e një ndërtese të papërfunduar, por të braktisur. Ishin vetëm themelet e saj dhe ndarja e atyre që supozohej të ishin dhoma. Kishte pluhur kudo, dhe sa më shumë të vraponin dhe aq më të pamundur do ta kishin të shihnin qartë ambientin, i cili ishte i errësuar edhe nga pozicioni në të cilin ndodhej, pasi vetëm disa rreze të ngushta drite arrinin të futeshin tejpërtej ndërtesës, edhe pse ajo kishte mjaft hapësira boshe. I përngjante kinemasë së vjetër të Uashingtonit, që kishte lënë gjurmët e veta në takimin e Uardenit dhe Anakhontës kohë më parë.

Ajo dëgjoi atë që i tha Uardeni. Kishte të drejtë. E dinte shumë mirë që Henlej nuk ishte mirë në ato momente. Kishte kaluar shumë. Dhe vërtet do ta gëzonte fakti që ajo po largohej. Ashtu shpresonte. Ndoqi Uardenin, edhe pse ende e përhumbur. Gjithçka kishte ndodhur aq shpejt, sa ai nuk i kishte treguar se kishte një plan arratie.

-Pse nuk më the se kishe ndërmend të arratiseshim? - nuk e dinte nëse ishte pikërisht ajo pyetja që po mundohej të bënte.

-Më fal, Vin'nila! Në çfarë situate nuk jemi munduar të arratisemi ne? Akoma duhet ta përmend? Pastaj, unë nuk e kisha një plan. Bëra atë që mendova në momentin e fundit. Nuk mund ta lejoja që të prekja dyshemenë e burgjeve të këtij vendi. Më sjell fat të keq të shkel në një vend të ri, - ndërkohë që fliste vraponte si i çmendur, dhe disa fjalë nuk arrinte t'i shqiptonte mirë apo nuk arrinin të dëgjoheshin qartë.

Elois nuk po dukej prapa tyre. Por gjithsesi nuk ndaluan. E dinin mirë që ajo nuk kishte hequr ende dorë nga ata, ndaj s'mund të rreshtnin së vrapuari. Ishin të ngecur brenda asaj ndërtese. Nuk e dinin nëse duhet të dilnin apo jo, sepse nuk e dinin se çfarë i priste jashtë saj. Kishte pluhur kudo dhe pamja që atje lart nuk dukej aq qartë saç supozohej.

-Vin'nila, mos u largo! - iu drejtua kur pa se u mundua të kalonte në një vend tjetër. Ajo nuk e dëgjoi. Por si pasojë Elois arriti ta plagoste në krahun e majtë, ndërkohë që ajo vraponte. U ul e lënduar prapa një kollone të gjerë mjaftueshëm, për të marrë kohë që të qetësohej. E dinte se Elois do të ngjitej atje së shpejti, ndaj nuk kishte shumë mundësi shpëtimi.

Vrapoi i alarmuar drejt saj, duke u munduar të shmangte Eloisin. Me sukses arriti të kalonte nga një anë në tjetrën, për të kontrolluar nëse Vin'nila ishte mirë.

-Të thashë të mos lëvizje! - ishte i nervozuar, pikërisht për faktin se e kishte paralajmëruar.

-Nuk do të rezistonim për shumë kohë aty! Ia vlejti që e provova! Ajo po vjen, duhet të largohemi! - u ngrit nga toka, edhe pse jo me kontrollin e duhur. Dorën e mbante kapur fort pas krahut të lënduar, që vazhdonte të kërkonte vëmendje.

-Ishe me fat që shpëtove me kaq! - e kritikoi, -Je e sigurt që je në rregull për të vazhduar? - nuk dëshironte ta mundonte më shumë, por e dinte se do ja vlente.

-Nuk dua të na kapë Luvern! Dhe nuk do ta bëjë për sa kohë nuk qëndrojmë këtu, - bëri hapin e para, duke vrapuar në drejtim të kundërt. Ai e ndoqi. I kapi sërish dorën dhe vazhduan të vraponin.

-Nëse e thua ti, - zbritën nga ajo ndërtesë, ndërkohë që Elois ishte ende pas tyre, dhe jo e vetme.

Nëse gjatë gjithë kohës ishin në një luftë të ftohtë për pushtet, tashmë e gjitha që po ndodhte për momentin me ta, ishte lufta për mbijetesë.

Më e çmuar se vetë jetaNơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ