1

4K 104 53
                                    

Dashuria. Pse unë besoj tek dashuria është përshkak të këtij librit që po mbaj në dorë 'Blackbird'. Historia e tyre e dashurisë është kaq ndryshe nga çdo histori tjetër që kam lexuar më parë, ata më treguan që dashuria e vërtet ekziston.

Vrapoj nëpër rrugët e New York si çdo student që do të kapi orën e mësimit, ishte dita e parë dhe s'duhet të shkoja me vonesë, vrapojë ndërsa në dorë po mbaja librin. Ndodhem në një kryqëzim, duhet të pres sa të bëhet jeshil semafori që të vrapoj sërisht, kalojë rrugën kur përplasem me dikë. Pikërisht aty ndalojë të marrë pak frymë, nuk ishte përshkak të vrapit por përshkak të atijë djalit, ishte shumë i bukur për të qenë i vërtetë. Shikimet tona u përplasen, ashtu si edhe supet tona u takuan me njëra tjetrën. I gjithë takimi yn zgjati thjesht 5 sekonda, 5 sekonda. Unë vazhdojë rrugën time dhe ai të tijën. Vrapojë sërisht, mendoj me veten që atë djal s'kisha për t'a parë më kurrë. Përse duhet të ndodhte kështu?
Jam një person që besoj shumë tek dashuria por askush nuk është dashuruar tek unë. Nuk dua thjesht që t'më dojë apo të thotë 'Te dashuroj' apo të postojmë foto çift në Instagram por të jetë aty për ty, një sup ku mund të qajë e lirë dhe nje përqafim nga ai për të ndjerë ngrohtësinë e tij. Vërtet duhet të vazhdoj të besoj tek dashuria? S'duhet të mendoja më rreth këtyre gjërave por duhet t'i jepja këmbëve nëse doja që të kapja orën e parë të mësimit.
Sa do u përpoqa të kapja orën e mësimit, arrita 10 minuta me vonesë, trokas tek dera e sallës ndërsa dora më dridhesh pa e prekur akoma derën, çfarë do mendoj pedagogu për mua ? A do mendoj se nuk jam një studente e mirë?

Trokas mbi derë dhe e hap atë pa bërë zhurmë

"Mirmëngjes. A mund të hyjë profesor?" Rrahjet e shpejta të zemrës sime po shkaktonin dridhjen e zërit tim, gjithë klasa kishte kthyer sytë nga unë ndërsa po shikoja nga profesori, mund të shikoja thjesht kurrizin e tij se ishte kthyer nga dërrasa.

"Po mund të hysh. Kjo është hera e fundit që ju lejojë të futeni me vonesë. Askush s'do hyjë pas unë kam hyrë në sallë" profesori tregohet indiferent ndaj meje, vazhdon të shkruaj në atë drrasë e madhe të zezë. Le t'më bëhet mësim kjo, s'duhet të vija më me vonesë, kokë ulur shkojë të ulem tek banka ime.

"Pra, kjo është tema për sot" kthehet në drejtim nga ne "kush do të flasi?"

"Por profesori??" Shikimet tona u përplasen, diçka e papritur ndodh tek unë, nuk po arrija të kuptoja asgjë, trupi im po reagonte shumë çuditshëm.

Paul PoV
Jeta ime në këto vitet e fundit ka qenë si heshtje, shumë qetësi dhe një rutinë e rëndomtë, çdo ditë më duket e njëjtë. Mësuesia, ishte zgjidhja ime por nuk jam kaq i lumtur me zgjidhjen time, më mungojnë aventurat, adrenalina e dikurshme.

Si çdo mëngjes, u ngrita nga gjumi, shkojë të bëj një dush për të larguar çdo mendim të kot që shpesh herë më vijnë në mendje dhe vishem për të shkuar tek akademia e arteve.
Marrë kafen time të zakonshme dhe eci i qetë nëpër New York e zhurmshëm, nëpër njerëzit që vrapojnë për të shkuar diku.

"Hej, xhaxhi pedagog" zëri i tij më dukesh shumë i njohur, e si mos t'a njoh unë atë. Kthehem dhe shikoj Xhekson e Katalean tek hyrja e shkollës, të dy ishin mbështetur tek motori i tyre

"Çfarë bëni ju këtu?" Vrapoj drejt tyre dhe i përqafoj "Sa më keni munguar. O Xhekson" përqafoj atë dhe nuk ndahem nga ai

"Kam thënë unë, që ju nuk ndaheni dot" thotë duke qeshur Katalea

"Ti më more shokun tim të ngushtë, ai është gjysma e shpirtit tim"

"Merre, t'a kam falur" kjo ishte një bisedë e zakonshme midis meje dhe Kataleas

"Boll Paul, ca bën re? Je gjithë ky pedagog dhe më përqafon mua sikur je një fëmijë"

"Po më ka marr malli për ty more, do shkoje në Los Angeles ti" i them duke bërë atë fytyrën time si një i mërzitur

"Do të them një lajm të mirë, do shpërngulemi në New York" s'po mund t'a besoja fjalëve të tij

"Seriozisht e ke ti??"

"Po, boll ju lash të ndarë juve" thotë Katalea

"Hej, Paul. Ke zënë ndonjë të dashur?" Sa herë takoheshim, Xhekson do ma bej këtë pyetje

"Jo" i kthejë përgjigje shkurt

"Epo more xhaxha pedagog, kur do biesh në dashuri ti?"

"S'ka dashuri për mua, nuk më intereson aspakt"

"Flet kështu ngaqë ti nuk e njeh dashurinë, dashuria ndodh, s'ka nevojë fare të pyesi ty. Sepse janë ndjenjat ato që flasin"

"Bla bla Xhekson"

"Hej budalla" më jep një shuplakë nga koka "Është kështu siç po të them unë"

"Po ju ku shkoni me motorr? Këtu jemi në shkollë"

"Shikon si e ndryshon muhabetin ky. Hej po Ana mirë ka qenë?" Më pyet për motrën time pasi e dinte që Katalea do bëhesh xheloze dhe ashtu ndodhi. E përse kanë kaluar kaq shumë vitet disa gjëra ngelin të pandryshuara, Katalea e kap atë nga bluzja dhe e afron tek vetja
"Për kë pyete ti?"

"E pyeta për mirësjelljen, my blackbird"

"Mos më merr me të mira ti mua, sa herë të kam thënë që s'dua t'a dëgjoj emrin e saj tek buzët e tua" Katalea vendos gishtin tregues mbi buzët e tij, distanca e tyre thuajse ishte zero, e harruan fare që janë në një shkollë

"Mhmm hmm" kollitem për t'i marrë vëmendjen atyre të dyve "Mos harroni që jeni në një shkollë këtu"

"Ca ke ti Paul, ai është burri im, bëj ca të dua unë" sapo përfundon fjalinë, Katalea e puth në buzë Xhekson, e dija që do ndodhesh kjo gjë. Nuk e lë me një puthje të lehtë por të dy e thellojnë puthjen duke më lënë mua aty si një shit por jam shumë i lumtur për dashurinë e tyre dhe që ata e kanë gjetur njeri tjetrin dhe janë se bashku pavarësisht se çfarë ndodhi.

"E pse jeni bërë prindër, ju akoma nuk keni ndryshuar, e mendoni veten akoma adoleshent" më dukesh vetja si një profesor që po qortonte nxënësit e tij

"Ikëm ne" thotë Katalea ndërsa po ndizte motorin "Do shihemi sërisht"

"Doni që t'ju tregoj ndonj hotel të mirë"

"Ik more idiot, mëso ata fëmijët që ke në shkollë" thotë Katalea dhe largohen, largohet duke bërë disa xhirime, s'mund të largohen pa bërë zhurmë.

Le t'i rikthemi jetës së përditshme tani, serioziteti i një pedagogut kthehet sërisht tek unë dhe shkojë tek salla që kisha orën e parë. Filloje të shpjegoj mësimin e të shkruaja çështjet kryesore në dërrasën e zezë kur papritur dëgjoj disa trokitje në derë

"Mirmëngjes. A mund të hyjë profesor?" dëgjoj zërin e ëmbël të një vajze, mendoj se kjo duhet të jetë studentja ime

"Po mund të hysh. Kjo është hera e fundit që ju lejojë të futeni me vonesë. Askush s'do hyjë pas unë kam hyrë në sallë" i them pa u kthyer nga ajo, vazhdoj të shkruaj në dërrasë. Të gjithë kemi shkuar me vonesë në shkollë prandaj mendoj t'ia fal këtë herë.

"Pra, kjo është tema për sot" kthehet në drejtim nga ne "kush do të flasi?" kthehem nga studentët e mij, sytë me shkuan pikërisht tek studentja që hyri me vonesë, e pse nuk e pash arrita të njihja që ishte pikërisht ajo që erdhi me vonesë. Kjo është fal kujtesës sime, kur hyra në klasë banka që është ulur ajo ishte bosh, shikimet tona përplasen, diçka më ndodh sikur s'po ndjenja asnjë pjesë të trupit tim, sikur të isha paralizuar në pamundësi për të lëvizur. Mos kjo ishte ajo çfarë donte të thoshte Xheksoni?

Kjo është pjesa e parë, shpresoj t'ju pëlqejë 🤗 dhe për të gjithë fansat e Blackbird 1 (fansat e çiftit Katalea&Xhekson) do përpiqem t'i përfshijë sa më shumë ata në këtë histori.

Po e rikthejë këtë histori sërisht🫶 për të gjithë personat që e pëlqejnë këtë histori dhe ju falenderoj nëse vazhdoni t'a lexoni këtë histori. Nuk e kam rishkruajtur

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now