19

948 57 19
                                    

"Zemër"

"Po Blackbird im"

"Futja vrapit" thotë duke qeshur, vrapojmë të kapur dorë për dore, asnjëher s'kam për t'ia lëshuar dorën asaj çfarë do që të ndodhi në këtë jetë "Këtej, ec ec se po na kapin" po na merresh fryma sa nga vrapi e nga të qeshurat tona. Vrapuam deri sa gjetëm një vënd për t'u fshehur, marrim pak frymë nga ai vrapimi.

"Si do largohemi tani?" Pyes Xhekson, që në sytë e tij dukesh qartë shqetësimi

"Do e gjejmë një mënyrë"

"Dije se çfarë do që të ndodhi, jam e lumtur për këtë që bëra sot dhe..." Xhekson vendos dorën e tij tek buzët e mija, në këtë mënyrë më ndaloi për të thënë atë çfarë do thoshja

"Mos fol më kështu. S'dua të përjetoj më asnjë nga ato që kam kaluar në të shkuarën" duart e tij po dridheshin "Do e gjejmë një mënyrë për t'u larguar nga këtu"

"Më fal, po do largohemi bashk" e përqafoj fortë, kur papritur dëgjojmë një zhurmë të fortë dhe asgjë tjetër nuk ndjeva.

Zgjohem e ulur mbi një karrige e lidhur si nga këmbët e nga duart, sytë e mij ishin në kërkim të Xheksonit por ai nuk ndodhesh aty, dëgjoj zërin e tij që thërriste emrin tim. Çfarë ndodhi me ne? Nuk mbaj mënd gjë tjetër përveç se atë zhurmën.

"Katalea, Katalea.... A më dëgjon?" Bërtiste Xhekson që ndodhesh pas derës

"Po Xhekson. Jam mirë" isha mirë deri në momentin që nuk kisha parë turpin tim, më kishin lidhur një bomb "Si je ti? A të kanë lënduar?"

"Boll pyete për mua" më kthehet në mënyrë shumë agresiv "E di që të kanë lidhur nj bomb, si dreqin pyet për mua" më vjen inat me veten time, përse duhet t'a lëndoj gjithmon Xhekson, pse e bëj atë të jetoj po të njëjtat ndjenjat.

"Hahaha, sa bukur është t'ju shikosh në këtë gjëndje juve të dyve" dëgjojmë zërin e atij idiotit, dukesh qe ishte kaq i lumtur.

"Lëshoje Katalean, më merr mua dhe bëj çfarë të duash me mua"

"Jo Xhekson, boll fole"

"Hahah, Xhekson, akoma nuk e ke kuptuar që kjo është mënyrë më e mirë sesi të shkatërroj ty e të lëndoj. Shikoje dashurinë tënde, gruan tënde të vdesi për të dytën herë" qeshte si një maniak i vërtet pasi shtypi butonin që të fillonte numëri i bombës që ishte e lidhur tek unë. Ndërsa Xhekson përpiqesh me gjithë fuqinë e tij që të hapte derën.

"Xhekson të lutem boll" i lutem pasi u përplas aq shumë herë me atë derën e mallkuar dhe ka lënduar veten e tij për mua

"Do të vij të shpëtoj"

"Kujdesu për fëmijët tanë ..."

"Boll, e urrejë këtë gjë. Mos ma bëj sërisht këtë gjë, boll fole. Nëse ti do vdesësh atëherë le të vdesim të dy"

Ju kerkoj ndjesë nëse ju kam lënë shum në pritje për këtë histori, por vërtet këto muaj s'kam patur fare frymëzim, nuk e di pse. Dhe shpresoj t'ju pëlqejë pjesa e re❤️

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now