10

1.3K 78 22
                                    

"Po unë jam. A jam aq i mirë sa më kishe imagjinuar në mëndjen tënde?" Pyetja e tij më vuri pak në siklet, ai ishte shumë herë më i mirë sesa nga e kisha imagjinuar, po ashtu është profesori im dhe personi që dashuroj.

"Hmm profesor u..un.."

"Paul, lëre gocën, mos e ngacmo. Zemër lëre Paul, se është pak trap si ky i imi" Katalea më të folurën e saj të zakonshme, ata të tre kishin një lidhje të veçantë. E kam lexuar historinë e tyre por dua të di më shum rreth historisë që ata kanë kaluar, a është gjithçka e vërtet ajo që është shkruajtur në histori.

"Shhh Katalea, jo këto fjalë, ke përballë një pedagog dhe student, sillu pak më mirë"

"Ti pedagog m*t" qeshim të katër së bashku

"Katalea, a është e vërtet gjithçka që është në libër? Vërtet ti?"

"Po zemër. O zot Paul, ku e ke gjetur këtë engjëll"

"Në auditor" thotë duke qeshur Paul

"Jam thjesht studentja e tij"

"Po je studentja e parë që ai ka sjellur këtu dhe na e ka prezantuar neve" prej fjalët e Kataleas kuptova që Paul nuk i ka prezantuar më para një vajzë, a jam unë kaq e veçantë për të ? A më dashuron vërtet? Nuk e di çfarë të mendoj

"Arja" Paul vendos dorë siper tek koka duke luajtur pak me flokët e mija "Le të ikim tani"

"Në rregull" më ishin mbledhur gjithë ato ndjenjat e s'më lini të flisja

"Prit ku do largoheni ju?" Na ndalon Xhekson "do marrim pjesë në garë"

"Herë tjetër Xhekson"

"Ti e di që marrim pjesë gjithmon në këtë garë, duhet të fitojmë" thotë Katalea e cila ndez motorrin e saj, shtyp gazin për të treguar që jam këtu dhe kini frikë prej meje. Xhekson ulet pas saj, vërtet ata janë shum të veçantë si çift.

"Nëse nuk do të vish me mua, mund të presësh këtu" sjellja e Paul ka ndryshuar shumë, po sillesh si Paul i vërtet, jo si një pedagog, më pëlqen ky Paul i cili është më i afërt me mua. Kam frikë të merrja pjesë në këtë garë por kam më shumë frikë të qëndroj këtu me këta djemtë që po vijnë rrotull nesh
"Do vij me ty" i them pa e menduar dy herë qëndrimin tim këtu

"Afrohu" Paul më afron ndaj vetes së tij, më vendos kasken e më ndihmon që t'a vendos, dëgjoj që dikush na bëri foto, kthejë kokën e shikoj Xhekson që na bëri foto. Hipi sipër në motor, mbahem mbrapa fortë në mënyrë që mos të përqafoja Paul, por ishte e kot. Paul niset dhe ndalon papritur, e bëri që un të përplasem me të, i merr të dyja duart e mija

"Më përqafo mua, që mos të biesh"

"Jo mund të mbahem këtu mbrapa"

"Dua të kem afër, të ndjenjë përqafimin tënd dhe frymarrjen tënd të ngrohtë të përplaset tek qafa ime" nuk them asgjë, zemra ime po rrihte shpejtë dhe thjesht e përqafojë fortë. Qoftë e vërtet apo ëndërr nuk dua që të përfundoj ky moment i bukur. "Le të nisemi tani" ishte hera e parë që merrja pjesë në një garë, më kishte pushtuar frika.

"Xhekson" dëgjoj Paul që po thërriste Xhekson

"Çfarë ke ?"

"Dikush po na ndjek"

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓On viuen les histories. Descobreix ara