9

1.7K 85 35
                                    

Si fillim, ju kerkoj falje për vonesën e pjesëve të reja. Përshkak se më zuri covidi nuk kam qenë në gjëndje të shkruaja pjesët e reja, jo më pas shkolla. Shpresoj t'ju pëlqejë pjesa e re♥️

Është ora 21:00, pas pak Paul do jetë tek dera,një ditë kaloi pa e kuptuar, kam menduar gjatë gjithë kohës për atë budallikun që bëra nga xhelozia.

"Arja, erdha" troket në derë Paul, i cili sapo kishte mbërritur

"Paul" hap derën

"Je si një engjëll, por një engjëll shum xheloze" më shikon me atë shikimin e tij të ëmbël, është pikërisht ai shikimi që më bën të dashurohem tek ai çdo minutë, çdo ditë. Çdo ditë është një mundësi për ne që të dashurojmë njeri tjetrin, t'a duam njërin tjetrin më shumë. Duhet të ndaloj veten së folur për dashurinë sepse asnjëri nga ne nuk i ka shprehur ndjenjat që kemi, kemi shkëmbyer puthje dhe shikime por ndjenjat tona akoma qëndrojnë të fshehta brenda nesh në pamundësi për t'i dëgjuar ato.

"Me duket se veshja ime është e gabuar" i them Paul pasi e shikoj që ishte veshur vetëm me të zeza sikur ishte duke shkuar në një koncert roku.

"S'ka problem, rëndësi ka që t'i të jesh afër meje kotele, le të ikim tani"

"Por ku do shkojmë?" Pyes pasi gjithë kurioziteti po më mbyste

"Suprizë kotele"

"Mos më therrit kotele"

"Ti je kotelja ime e vogël" ishin pikërisht këto fjalë dhe jo u ftohti që bëri faqet e mija të skuqeshin. Hipi në motor së bashku me të, herë e parë që hipja në një motor, përqafoj fortë Paul duke përfituar pak dhe nga rasti për t'a përqafuar atë aq fortë sa të mbushem me aromën e tij. Mbështes kokën tek shpina e tij për të përhumbur në këtë ndjesi të bukur, qoftë dashuri apo quajeni si të doni, thjesht dua të mbyll sytë dhe t'a shijoj këtë moment.

"Erdhëm kotele" zbresim të dy nga motori, një moment pak më parë isha shumë e lumtur por s'mund t'a them këtë tani, jo pasi pash vendin në të cilin më solli Paul. Ngado që hidhja sytë shikoja vajza me mini fund ose të veshur shume ndryshe nga unë e cila dukesh si një naive që kishte ardhur në ferr. Makina, motor, puthje, kërcime sensuale, lek, vetëm këto shikoja, përse Paul më solli në një vend të tillë kur e di që s'do e pëlqeja këtë vend.

"Çfarë është ky vend? Përse më solle këtu?" İ kthehem e mërzitur "S'më pëlqen aspakt ky vend"

"Qetësohu kotele, hajde me mua" më hedh dorën mbi supi duke më afruar më shumë ndaj vetes, ecim mes për mes turmës, disa më shikonim çuditshëm, disa prej atyre djemtë që unë normalisht do i thoshja rrugaç më shikoni si të etur, ishte pikërisht ai krahu që hodhi Paul që më jepte pak siguri.

"Ooo shiko kush erdhi, o dashnia ime, o zemra ime" i dëgjoj këto fjalë jo nga një vajzë por nga një djalë që po vinte drejt nesh si një kalama i lumtur dhe e përqafon fortë Paul duke e shkëputur prej meje.

"O jeta ime" i kthehet Paul, shikoj ata që përqafohen dhe mendohem se ku e kam parë këtë djalin. Më në fund kujtohem, është pikërisht ai që atë mëngjes po qëndronte sipër Paul. Seriozisht, çfarë po ndodh këtu?

"Hej bukuroshe" më thërret dikush pas meje, kthehem dhe shikoj një vajzë që ishte ulur sipër motorit.

"Më falni? Me mua po flisje?"

"Po me ty. Je si një engjëll. Dëgjove more Paul, dëgjova thuaj" është dikush që e njeh Paul, cilët janë këta persona, kthehem sërisht nga Paul por akoma po përqafonte atë djalin si e kishte emrin.

"Toka dhe qielli ndahen, ndërsa ata të dy nuk ndahen dot" më flet vajza mbi motor sikur të kishte kuptuar habinë time nga e gjithë kjo situatë "E duan shumë njeri tjetrin" vazhdon të thotë.

"Ai është dashuria ime" kthehet djali i ashtuquajturi Xhekson

"E di trap, ai është dashuria jote e parë. Po a e dini ju që shkoni shumë si çift. Me ftoni dhe mua në dasëm"

"Sigurisht zemër pse jo. Paul, o zemra ime, hajde këtu të puth pak" i afrohet më afër Paul, çfarë dreqin është duke ndodhur, ata janë duke folur me kode, do vdes.

"Boll se ma çoroditen të dashurën time" largohet prej tij dhe vjen drejt meje duke buzëqeshur, më përqafon fortë.

"Paul të lutem më trego çfarë po ndodh këtu?" E pyes e habitur

"Shiko moj zemër, sa te mirë që janë ata"

"Shumë të mirë janë"

"Arja, të prezantoj me Xhekson, është shoku im i ngushtë, vëllai im. E duam shum njeri tjetrin por jo ashtu si mendon ti sepse ai është i martuar me Katalean."

"Me Katalean? Ti je Katalea? Dhe ti Xhekson?" Vrapoj drejt tyre pa e menduar dy herë, nuk mund t'a besoja që ata qëndronin përballë meje. "Ti je Blackbird?" İ drejtohem Kataleas në mënyrë pyetëse e prisja pohimin e saj.

"Po unë jam. Shikon Xhekson, sa mbrapa në kohë më kthehu, Blackbird"
"S'mund t'a besoj. Ju jeni Xhekson dhe Katalea e librit Blackbird, nuk mund t'a besoj" kthehem nga Paul dhënë përqafoj nga gëzimi

"Kjo ishte surpriza ime"

"Nga e dije ti që..."

"Ditën e parë që erdhe në orën time, vura re që në dorë mbaje librin Blackbird, kështu që mendova se kishte ardhur koha që t'i takoje personazhet e ty të preferuar."

"Pra ti je Paul tek historia, s'ka mundësi" vazhdoj të habitem, një nga personazhet që më ka pëlqyer tek ajo histori është pikërisht Paul, i cili është profesori im dhe personi që dashuroj.

Vote ⭐ nëse ju pëlqen si histori dhe lini mendimin tuaj tek komentet ❤️👇

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now