27

630 49 11
                                    

Paul PoV

Dua që të ngrihem cdo mëngjes me Arjën në krahë, t'a puth cdo mëngjes pa i hapur mirë sytë por jam larg nga kjo dëshira ime. Zgjas dorën drejt gënjeshtrës sime, mendoja se Arja do ishte aty me mua por ishte larguar. Arja ishte larguar që askush mos t'a kuptoj që ne jemi në një lidhje por a është vërtet lidhja jonë kaq e papranueshme për të tjerët, ne s'po bëjmë një mëkat por thjesht jemi të dashuruar me njëri tjetrin.

Dita e sotme ishte si një ditë e zakonshme, un si profesori që duhet të rrija me studentët e mij dhe Arja si studente, kemi qëndruar larg sot nga njëri tjetrit pas asaj nate të paharrueshme. Por mjafton një shikimi, sytë tanë janë në gjëndje të flasin dhe të kuptojnë njëri-tjetrin, kemi zëvëndësuar fjalët me shikimet.
Pas bëm disa aktivitete të ndryshme, darka erdhi shumë shpejt, shkoj për të takuar Arjën, sikur të isha vonuar pak më shumë e mos t'a kisha parë Arjën që po përqafonte Aleksin.
Të dy ata po bisedoni me njëri tjetrin kur papritur Aleksi e përqafon, Arja nuk largohen atë por i'a kthen përqafimin duke e përqafuar atë. Çfarë është duke ndodhur midis tyre? A është ky përqafim fillimi apo fundi i tyre?
Largohem nga aty sepse e dija që do e lëndoja me fjalët e mija Arjën ndërsa Aleksi nuk e di nëse do vazhdonte të jetonte më pas grushtave që doja t'i jepja.

"Paul zemër" vjen pas të gjithë ishin në gjumë, më kap faqet e luante me faqet e mija "Më ke munguar sot"

"Gjithashtu" kjo ishte shumë e ftohtë nga ana ime, do përpiqem të sillem me Arjën sikur s'kam parë asgjë. E përqafoj fortë, nuk e pyes për asgjë e përse në mëndjen time kam 100 pyetje që dua t'i bëj. A më dashuron vërtetë? Përse përqafove atë? Përse je tani këtu? "Të dua shumë" këto ishin të vetme fjalët që mund t'i thoshja e përse më është mbledhur një lëmsh tek grykët e s'mund të them asnjë fjalë.

"Dhe unë të dua shumë" më jep një puthje të lehtë "Sot nuk mund të qëndroj këtu me ty sepse Ana dije më kishte ndjerë që isha larguar dhe s'dua që t'a kuptoj"

"Por sikur t'i themi të gjithëve për lidhjen tonë?" Po kjo pyetje bën pjesë tek ato 100 pyetje që doja t'i bëja

"Jo" kjo ishte përgjigjja e saj e parë "Jo, jo deri sa të mbaroj shkollën"

"Në rregull" i them duke larguar duart e mija nga të saja

"Flasim sërisht nesër" më puth tek faqja dhe largohet. Ndjenjë që po ngrihet një mur midis nesh, nëse kur isha afër saj ndjenja një zjarr që më pushtonte gjithë trupin, sot ndjeva një ftohtësi. Kam frikë nga kjo ftohtësi, s'dua që lidhja jonë të marri fund, jo.

Arja PoV
Diçka ndryshoi midis meje dhe Paul kur ishime tek kampi, më duket sikur gjatë gjithë kohës më shmang. Jemi në muajt e fundit të shkollës, duhet të përgatitem edhe për konkursin e fundit që kemi.

"Paul si je? A mund të hyjë?" Hyjë në zyrën e tij ku dikur hyja pa trokitur dhe Paul më priste me një buzëqeshje në fytyrë

"Po mund të hysh" mban qëndrim të ftohtë ndaj meje, po sikur të pyes se cfarë ka ndodhur midis nesh? Heshtja mbizotëron tek ne por është pikërisht kjo heshtje që po na shtyn drejt humnerës, drejt fundit tonë. "Çfarë do?"

"Paul"

"Profesor" më korigjon Paul "A nuk doje që të isha thjesht Profesori jot, atëherë jemi në shkollë dhe më thërrit profesor" s'po dija si të reagoja, nuk ishte kjo cfarë kërkova. Paul ngrihet në këmbë, kalon afër meje, largon pak trupin e tij që mos t'më prekte.

"Nuk kërkova këtë. Ti e di që të dashuroj. Ti s'je profesori im por je djali që dashuroj" thyej heshtjen midis nesh por është e kot. Ironia nga ana e tij e vendos sërisht heshtjen midis nesh. Paul merr një letër që ishte posht tek dera, e fshehë në mënyrë që mos t'a shikoja unë. Çfarë je duke fshehur Paul?

"S'mund të jemi më shumë Arja. Le të ndahemi " i gjithë trupi im po dridhesh pasi dëgjova këto fjalë të thëna prej tij

"Jo. S'mund të ndahemi. Pse do që të ndahemi?" Kap duart e tij fortë dhe e pyes duke e parë në sy

"Mund të lidhesh me një student tjetër si cdo student. Lidhja jonë mori fund" gjithcka që po thotë është një gënjeshtër, i kap mjekrën dhe i ngre kokën lart që shikimet tona të takoheshin

"Më shiko në sy nëse do t'më thuash dicka" jemi duke parë njëri tjetrin në sy, thua vallë që sytë tanë e kanë kuptuar njëri tjetrin ndërsa ne jo. S'mund të shikoja se cfarë ishte duke menduar Paul, shikimi i tij është shum ndryshe, shumë herë më i ftohtë dhe pa emocion

"Dua të ndahem. S'të dashuroj më"

"Në rregull, le të ndahemi. Nëse kjo është dëshira jote le të ndahemi Paul " kafshojë buzën e poshtme që mos të qaja por ishte e kot, lotët vërshuan e përse s'doja të qaja në sytë e tij. Nuk dua që lidhja jonë të marri fund.Afrohem drejt derës për t'u larguar, sapo hap derën, Paul e mbyll me dorën e tij. Qëndrojmë ashtu pa folur për një moment, ndjejmë frymarrjet tona dhe sa shumë trupat tanë dëshironi të prekeshin. Mjafton një 'Mos ik' Paul, të lutem thuaj këto fjalë që të qëndrojë këtu. Paul zhyt kokën e tij tek flokët e mij, mbaja veten që mos të qaja.

"Nëse një ditë" fillon të flasi Paul ndërsa qëndronim ashtu pa lëvizur "Nëse një ditë takohemi rastësisht, atëherë do jetë fillimi ynë"

"Paul" kthehem nga ai por që largohet menjëherë duke hedhur disa hapa mbrapa. "Në rregull" i them dhe largohem duke qarë. Të urrejë Paul, nuk kishe përse t'i jipje fund lidhjes sonë, më e mira që mund të bëje ishte t'më tregoje arsyen që na çoi në fund.

A ishin fjalët e tij shpresë e kot apo duhet të mbahem fortë tek shpresa e tij? Apo në fakt nuk është aspakt shpresë por një tallje nga ana e tij, duke menduar se është në ndonjë film romance që do takohemi pas kaq vitesh dhe mund të bashkohemi së bashku, jo Pual. Nëse takohemi sërisht, ke për të takuar një Arja tjetër.

Si jeni të gjithë? Shpresoj te jeni mirë, kjo është pjesa e re ❤️ Vote nëse ju pëlqen dhe lini mendimin tuaj tek komentet. Gjithashtu doja t'ju thoshja që këto janë pjesët e fundit të kësaj historie 🥺❤️

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt