4

1.7K 85 15
                                    

Arja ecte me shpejtësi për të kapur orën e mësimit, orën që kishte me mua, s'donte që të vinte sërisht me vonesë. Ishte pikërisht ajo vonesa që më bëri të mundur të njihja këtë vajzën që më rrëmbeu zemrën vetëm me një shikim. Katalea ka të drejtë, duhet të vrapojë pas saj, duhet të luftojë për të, Arja është vetëm e imja. Pavarësisht pengesave që do hasim në këtë dashuri, do luftojmë për këtë "ne", do luftojë për lidhjen tonë.

"Mirëmëngjes" hyjë me atë ftohtësinë time të zakonshme në klasë, hedh sytë nga Arja e cila po sillesh sikur s'po më shikonte. Cfarë ka ndodhur, që Arja po më mban qëndrim? "Nxirrni fletat e vizatimit përpara, sot dua të vizatoni diçka që ju pëlqen vërtet shumë. Sot mund të tregonin talentin tuaj të vërtetë, vizatimet tuaj do ndikojnë tek notat" të gjithë nxjerri nga një fletë vizatimi ndërsa Arja po kërkonte nga studentët përreth

"Arja" them emrin e saj për herë të dytë në mes të asaj salle të madhe "mund të merrni këtë fletë" i zgjas fletën time të vizatimit, por gjithashtu një student i zgjat asaj një flet.

"Faleminderit profesor" tregohet e sjellshme me mua por zgjedh fletën e djalit, përse zgjodhi atë përpara meje.

Të gjithë filluan të vizatonin në qetësinë e tyre, dëgjoheshin vetëm hapat e mija që po lëvizja sa lart e poshtë, këmbët e mija ndaluan aty, ku zemra ime ka ndaluar me kohë.
Arja po vizatonte një zog i cili dukesh sikur sapo ishte ngritur në fluturim, më kujtoi pak ato vizatimet e dikurshme që i bëja tatuazh, dukesh që kishte talent për vizatim por mënyra si e mban lapsin nuk është aq profesional. Vendos dorën time mbi dorën për t'i treguar sesi duhet të përdorte lapsin, Arja kthen kokën për të parë se kush e preku atë. Lëvizja e krahrorit të saj e tregonte qartë sa ndikim kishte prekja ime e lehtë tek ajo, në heshtje vazhdoj t'i tregoj teknikën e vizatimit, s'kishim nevojë për fjalët kur qoftë e një pjesë e vogël e trupit tonë prekësh. Arja largon dorën e saj nga dora ime, diçka ka ndodhur që po më largon në këtë mënyrë dhe do t'a zbulojë, vendos sërisht dorën time sipër dorës së saj, këtë herë jo për t'i treguar asaj si t'a mbante lapsin por për të bërë një xhiro të vogël në krahun e saj, gishtat e mij lëvizin lehtë përgjatë gjithë krahut të saj për të përfunduar tek supi i saj i zbuluar.

Që të dy e ndjenim ngrohtësinë, tensionin midis neve të dyve, por nuk është momenti i duhur kështu vendos të largohem nga banka e Arjas para se të bëja diçka më shumë. Studentët vazhdonin të vizatonin, sytë e mij shpesh shkoni tek Arja që shpesh herë përplaseshin me shikimin e saj të bukur, qëndroja i mbështetur tek tavolina e mësuesit. Në disa momente harroja që ndodhem në shkollë, në sallë të mbushur plot me studentë dhe kafshoja buzën të poshtme ndërsa mendoja për Arjen.

"Ora përfundoi studentë" filluan të bënin gati çantat e tyre "Mund t'i lini vizatimet mbi bankën tuaj se i mbledh Arja"

"Përse unë, profesor?"

"Sepse ti je senatorja e klasës. Mblidhi të gjitha dhe m'i sill tek zyra" doja të shikoja atë dhe pas mësimit, doja të qëndroja e më shumë vetëm për vetëm me të.

"Në rregull Profesor" largohem nga klasa pasi mora përgjigjen e saj, shkoj tek zyra ime ku mund të prisja i lumtur ardhjen e saj.

Arja PoV

Jam kaq budallaçkë, mendoja se profesori ndjente diçka për mua, por ai ka një vajzë super hot në krahë, kështu vendosa që të largohem prej tij, mos të ndjenjë më për të. Gjatë orës së mësimit, profesori m'i nguli sytë por bëja sikur nuk e shikoja, shikimi i tij më vë në siklet ose diçka tjetër ndodhë brenda meje.

"Ora përfundoi studentë. Mund t'i lini vizatimet mbi bankën tuaj se i mbledh Arja"

"Përse unë, profesor?" A është kjo një llojë hakmarrje nga ana e tij

"Sepse ti je senatorja e klasës. Mblidhi të gjitha dhe m'i sill tek zyra"

"Në rregull Profesor" i kthejë përgjigje ndërsa po mblidhja fletat e vizatimit, profesori largohet për tek zyra e tij.

Me vizatimet në dorë dal nga klasa, eci përgjat korridorit për të shkuar tek zyra e tij kur papritur shfaqet përpara Alexi, s'doja t'më shikonte por ishte shumë vonë. Alexi po më ndiqte nga pas, donte të përfitonte nga ky moment, që ishim vetëm ne të dy në shkollë.
"Ku mund të shkojë?" Pyesja veten e shqetësuar, nuk doja që ai as t'më afrohesh e jo më të prekte

"Zemër, ske ku të shkosh" zëri i tij i frikshëm kumbonte "Thjesht dua të flas me ty"

Më merresh fryma nga vrapimi që kisha bëra, po qëndroja e mbështetur tek një derë sa të merrja pak frymë, duhet të njoftojë Samueli që të vijë t'më marri. Ndjenjë një dorë që nga beli shkon drejt barkut tim, më tërheq më shumë nga vetja e tij duke më bërë njësh me trupin e tij, cili është ky që po me prek kështu. Kthejë kokën për t'a parë se kush ishte, vendos dorën tjetër tek goja ime që mos të bërtisja dhe futemi brenda tek zyra.

"Profesor ti?" Them me zë të ulët

"Nga kush po përpiqesh të largohesh?" Më pyet duke më mbajtur afër vetes së tij, të dyja duart e tij ndodheshin tek beli im

"Po më ndiqte Alexi dhe s'doja që të takohesha me të" doja të largohesha nga profesori por s'po më lejonte

"Të kam thënë që mund të vish gjithmonë tek unë, do të mbrojë" ndjenjë frymën e tij të ngrohtë tek veshi im, buzët e tij prekën lehtë veshën tim, gjë e cila më dha një dridhje në gjithë trupin

"Profesor..."

"Do më pëlqente më shumë t'më thërrisje në emër" si mund t'i them që nuk e di emrin e tij

"Arja ku je ?" Dëgjohesh Alexi që po bërtiste fortë, frikësohem për një moment, kthehem nga profesori, e përqafojë dhe e kap fortë tek këmisha.

"Mos ki frikë" profesori më përqafon gjithashtu.

"Mendoj se Alexi u largua, kështu po largohem dhe unë"

"Ku mendon se po shkon" profesori më kap tek dora dhe më afron sërisht ndaj vetes, këtë herë përplasem me krahrorin e tij. "Më thërrit njëher në emër pastaj mund të largohesh" më kap tek mjekra për të ngritur pak fytyrën time në drejtim e tij që sytë tanë të takoheshin me njëri tjetrin.

"Më fal profesor, por nuk e di emrin tënd" skuqem e tera nga turpi, s'dija çfarë të bëja, ul kokën dhe po luaja me thonjët.

"Më shiko pak" e shikoj ne sy "E dija që ti nuk e di emrin tim. Emri im është Paul" zemra ime po rrihte aq shpejtë sa po dilte jashtë kontrolli, si ajo dhe ndjenjat e mija nga zëri i tij.

"Në rregull profesor, më duhet të largohem" lë letrat sipër tavolinës së tij dhe largohem duke vrapuar.

Shpresoj t'ju pëlqejë pjesa e re, më falni për vonesën por s'kam patur aspakt frymëzim për pjesën e re, kjo ka qenë arsyeja.

Vote dhe lini mendimin tuaj tek komentet

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now