2

1.6K 84 51
                                    

Gjatë gjithë mësimit u përpoqa që mos t'a shikoja studenten, këtë vajzë që ndikoi kaq shumë tek unë.

"Do bëj apelin dhe më pas mund të largoheni" duhet të zbuloja emrin e saj, lexoj emrin e parë "Arja"

"Këtu pedagog" ngre pikërisht dorën ajo, nuk i jap shumë vëmendje dhe vazhdoj të them emrat e të tjerëve

"Kush ka ndonjë pyetje, mund t'i thoni senatores suaj që të kontaktoj me mua. Kush është senatore tek klasa juaj?"

"Unë profesor" a është e gjitha kjo rastësi? Përse në cdo pyetje do jetë pikërisht ajo që më përgjigjet

"Në rregull, qëndro këtu që të jap numrin" të gjithë largohen nga salla për të vazhduar jetën e tyre të përditshme, përse jeta ime ka ngecur, dicka nuk shkon me mua.

Arja PoV

"Arja" profesori thotë emrin tim, besoj ngaqë është e para në listë se s'ka nga t'a di ai kush jam unë ? Apo që ne u përplasëm në mëngjes!

"Këtu pedagog" zëri më dridhesh por ai nuk jep ndonjë reagim dhe thjesht vazhdon të lexoj emrat e studenteve të tjerë, pse po prisja një reagim nga ai, unë e kam dikë që e dashurojë

"Kush ka ndonjë pyetje, mund t'i thoni senatores suaj që të kontaktoj me mua. Kush është senatore tek klasa juaj?"

"Unë profesor" i kthejë përgjigje

"Në rregull, qëndro këtu që të jap numrin" ngrihem nga banka ime për të shkuar drejt tij, jam vetëm ne të dy që qëndronim përballë njëri tjetrit në heshtje, të dy e ndjenim tensionin midis nesh "Ky është numri im" më zgjat letrën ku kishte shkruajtur numrin e tij

"Në rregull profesor" i them pa e parë drejt në sy "Mirupafshim" doja të largohesha sa më shpejt nga klasa, prej tij. Kthehem në drejtimin e derës duke i kthyer kurrizit profesorit, hedh thjeshtë një hap kur dëgjoj zërin e tij të ngrohtë shumë afër meje, pikërisht tek veshi im, i gjithë trupi im dridhet.

"Mendon se nuk të mbaj mend kur u përplasëm të dy bashk në mëngjes" trupi i tij tashmë ishte i ngjitur me trupin tim, mund të ndjenja frymëmarrjen e tij që përplasesh tek qafa ime

"Profesor un.." po më merresh goja nga i gjithë ky afrimitet dhe tensioni midis nesh

"Ti cfarë Arja?" Emri im e thënë prej tij tingëllonte shumë ndryshe

"Asgjë profesor, duhet të iki. Mirupafshim" largohem me hapa të shpejtë nga ai, shkojë deri tek ashensori, sapo futem brenda shikoj që fundi im nga mbrapa kishte ikur gjysma. Përse më ndodhin gjithmonë mua këto? Fundi të cilën e kisha punuar vetë, fundi prej deve, tek cepi i bankës ku u përplasa lehtë, kur po largohesha nga klasa, atije ka ngecur një fije dhe tani gjysma e fundit tim ka ikur. Kap fijen për t'a mbledhur kur papritur shfaqet profesori me fijen e fundit tim që e kishte mbledhur

"Kjo të përket ty, mos nxito kaq shumë"

"Më falni" e gjitha fytyra ime ishte bërë e kuqe, ndihem shumë e turpëruar nga profesori im, doja të mbuloja pjesën e pasme por s'kisha asgjë

"Mendoj se ke nevojë për këtë" heq xhaketën e tij dhe ma lidh tek beli im

"S'dua që të tjerët të shikojnë kështu" a është ky thjeshtë një kujdes për studenten e tij?

"Faleminderit profesor" Ai largohet pa më thënë asgjë më shumë

"Shikoni, Arja me xhaketën e profesorit" të gjithë kthyen kokën nga unë, po merrja vëmendjen e të gjithëve

"Zemër cfarë është kjo xhaketë?"

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now