7

1.6K 77 21
                                    

Duhet të vazhdoja jetën time të përditshme dhe të harroja çdo gjë që ndodhi midis meje dhe profesorit.

"Hej Arja" më përshëndet Kamila sapo hyjë në shkollë

"Ç'kemi Kamila"

"Çfarë ke? Pse je e mërzitur?" Shkojmë dhe ulemi tek kafeneja e shkollës

"Diçka midis meje dhe profesorit ndodhi..."

"E dija" ma ndërpret fjalën

"Por çdo gjë mori fund"

"S'po të kuptoj aspakt" Kamila bëhet konfuze nga fjalët e mija

"Pauli, pra profesori do dikë tjetër. Njëherë e pash me një vajzë në motor ndërsa këtë herë një vajzë i erdhi tek shtëpia. Unë s'jam asgjë për të, thjesht një studente që ai plotësoi dëshirën e tij për t'më prekur mua"

"Nuk mendoj se është kështu, ai sdo t'a bënte këtë"

"Por kjo është e vërteta. Dua ta harroj atë" jo thjesht të harrojë atë, por edhe buzët e tij apo ndjesinë kur ai më prekte. "Kjo është ajo vajza" i them Kamiles. Vajza që pash dije, po më kalonte pikërisht para syve, e dashura e profesorit tim

"Le t'a ndjekim" ngrihemi nga tavolina dhe e ndjekim nga pas. Shkon tek klasa ku jepte mësim Paul, pas disa minutash kalon Paul i cili futet brenda në klasë. Fshihem që ai mos t'më shikonte, pres deri sa të mbaronte mësimi dhe pse isha vetëm sepse Kamila shkoi në orën e mësimit.

Ora e mësimit mbaroi, të gjithë dalin përveç atyre të dyve, pikërisht profesori im me të dashurën e tij, më shumë gjasa janë duke u puthur tani. Papritur dalin nga klasa që të dy, fshihem që mos t'më shikonin, ata largohen duke i buzëqeshur njëri tjetrit, ndërsa unë futem brenda në klasë dhe shikoj që Paul kishte harruar rregjistrin mbi tavolinën e tij, kjo ishte mundësia ime për të zbuluar cila është ajo vajza. Në klasë ndodhesh ajo dhe 4 vajza të tjera, nuk do t'a kem të vështirë që t'a gjejë atë, do t'i marr të 5 emrat e atyre vajzave. Marrë rregjistrin dhe shkruaj në telefon emrat e këtyre 5 vajzave, dëgjoj disa zhurma, disa studentë po vini drejt klasës. Dreq, duhet të fshihem dhe vendi i parë që më vajti në mëndje ishte poshtë tavolinës

"Përshëndetje student" po ky është zëri i Paul, mos do shikoj që jam këtu, çfarë të bëj? "Le të fillojmë me mësimin e ri, por si fillim le të bëjmë apelin" po kërkonte për rregjistrin që s'po e gjente dot, ul kokën poshtë dhe shikon që un ndodhesha aty poshtë. Më qëndrimin e tij të ftohtë, ma merr nga dora rregjistrin dhe u soll sikur unë mos të ekzistoja fare, vazhdoi shpjegoi mësimin e tij si normalisht.

"Çfarë bën ti këtu?" Më thotë mua, pasi hodhi stilolapsin e tij poshtë që të fliste me mua

"Asgjë"

"Kaq shumë të mori malli për mua?" Paul me ngacmon

"Jo"

"Çfarë doje me rregjistrin tim? Ti e di që s'duhet t'a marrësh" po më pëshpëriste tek veshi "Apo doje të gjeje emrin e ndonjërës..ss" e kap prej kravatës që t'a afroja më shumë ndaj vetes dhe e puth, para se të largohesha nga buzët e tij, e kafshojë pak buzën e poshtme per t'i treguar se kujt i përkasin buzët e tij.

"Profesor, kam një pyetje për mësimin" thotë një prej studentëve

"Po sigurisht, mund t'a bësh" thotë Paul paksa i çuditur nga puthja që i dhashë "Mos mendo se do e lë me kaq kotele" ngrihet sërisht në këmbë dhe vazhdon t'i shpjegoj mësimin.

Shumë prej jush më kanë kërkuar pjesën e re dhe kështu po e postoj këtë pjesë, e di që është pak e shkurtër.

Vote dhe lini mendimin tuaj tek komentet ❤️👇

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now