11

1.4K 83 23
                                    

"Dikush po na ndjek" thotë Paul, cilët janë këta që po na ndjekin, fillojë të shqetësohem.

"Kush do jetë?" Pyet Xhekson

"Të qëndrojmë afër njëri tjetrit, oke Katalea. Dhe Arja mos u shqetëso" më drejtohet mua, nuk po e kuptoja si arriti të dallonte shqetësimin tim. "Je me mua dhe asgjë nuk do të ndodhi"

"Nga e kuptove që unë jam e shqetësuar?"

"Frymëmarrja jote" e pse ishin në një gjendje tensioni, fjalët e tij më qetësojnë. Një prej atyre që po na ndiqte nga pas vjen drejt nesh duke qëndruar paralel me ne
"Përshëndetje Paul. Xhekson, a më mban mend apo jo? Ja ku më ke sërisht përball teje"

"Ti, dreq, çfarë bën ti këtu?" Xhekson e njihte këtë personi, cili mund të jetë ai? A ka lidhje me historinë e tyre? Pse më duket sikur po jetoj historine Blackbird

"Jam akoma në jetë, hakmarrja më ka mbajtur në jetë, t'a dish Xhekson. S'keni më shpëtim tani" personi i panjohur për mua por jo për ta, i jep gaz fortë duke bërë një zhurmë të fortë, e përqafoj fortë Paul, i cili ishte siguria ime e vetme.

"Paul na ndiq neve" thotë Xhekson dhe Paul i ndjek ata, po kalonim në disa rrugë shumë të ngushta dhe të cilat ndriçohen vetëm nga drita e motorit. Arritëm t'i shmangeshim atyre dhe ndalojmë tek një shtëpi e vogël që ndodhesh në mes të pyllit, ishte e braktisur kështu mund të qëndronim pak.

"Pra ai është ai bir bushtre" asnjëherë nuk e kisha dëgjuar të fliste kështu Paul, pasi e kisha parë gjithmon si një pedagog.

"Po është vëllai i V, Kingsman. Mendoja se kishte vdekur por qenka akoma gjallë" i përgjigjet Xhekson

"E dija që ishte gjallë, sepse ti thjesht e godite tek gjuri." Thotë Katalea, ndërsa dëgjoja ata që po bisedonin më dukesh shumë skenë e njohur dhe kujtohem që e kam lexuar tek libri Blackbird "Trap nuk e vrava atë sepse e kisha mendjen tek ty, a e mban mend çfarë gjendje ishe atëherë? E di si ishte për mua të shikoja në atë gjendje pas 5 vitesh" Katalea i bërtet Xheksonit.

"Më fal zemër" ai e puth lehtë në ball, është një dhimbje që e kanë përjetuar ata të dy dhe vetëm ata e kuptojnë. "Çfarë do bëjmë tani?"

"Mendoj të qëndrojmë pak këtu e më pas të largohemi" Paul kthehet papritur nga unë, sikur sapo ishte kujtuar që më kishte dhe mua aty në krahë. Më kap dorën time e cila ishte bërë akull pak nga i ftohti e pak nga emocionet "Hajde këtu" më tërheq ndaj vetes së tij dhe më përqafon fortë duke mbuluar dhe me xhupin e tij e pse të hollë. Nuk ishte pikërisht xhupi por trupi i tij që më falte ngrohtësi.

"Mendoj të qëndrojmë pak këtu" thotë Xhekson ndërsa ulet e mbështet tek muri dhe përqafon Katalean e cila ulet afër tij. Nga shikimi i tyre kuptoj që dashuria që ata kanë për njëri tjetrin është pikërisht dobësia e tyre, kjo do të thotë të dashurosh e pas "vdekjes".

"Në rregull" Zëri i Paul më shkëput nga mendimet tek të cilat kisha rënë, gjithashtu dhe ne të dy ulemi afër njëri tjetrit, Paul më afron më shumë, tani ndodhem nën krahët e tij, s'dua të mendoj asgjë, dua thjesht të jetoj këtë moment qoftë dhe i gabuar vendimi im.

"Asnjëherë s'do e kisha besuar që do ju takoja" akoma s'mund t'a besoja që kisha takuar apo që jam me personazhet e librit tim të preferuar
"Ju thashë që është si një engjëll apo jo?" Thotë Katalea

"Është e imja" Shikoj ne sy Paul por e largojë menjëherë shikimin pasi po e ndjenja që faqet e mija po merrni nuanca të kuqe.

"A e mban mend kur ti Xhekson..." Katalea tërheq vëmendjen, që të merrja pak frymë pas fjalëve që tha Paul "Trap e mban mend kur t'i more në telefon policinë dhe i the për mua "

"Seriozisht e mban mend akoma" qesh Xhekson

"Si mund t'a bëje diçka të tillë ti hë" fillohen të ngacmohen me njëri tjetrin, por besoj se këto ngacmimet janë pjesë e dashurisë së tyre

"Si nuk ndryshuat njëher ju të dy, e ta mendoni që jeni prindër i dy fëmijëve. Katalea, a e di që erdhi Ana"

"Anaaaaaa the" bërtet fortë emrin e saj dhe ngrihet menjëherë në këmbë, s'po e mbante vendi. Kthehet nga Xhekson dhe e kap prej jakes se bluzes sikur të ishte një çun "Guxo dhe..."

"Çfarë bëra unë!?"

"Qetësohu Katalea, vëllai im te do vetëm ty"

"Po dihet se përndryshe e pret vdekja. Por ajo motra jote e dashur" këtë të fundit e thotë me injori "Pse dreqin erdhi?"

"Erdhi për të vazhduar shkollën këtu" i përgjigjet shkurt Paul që më kap fortë dorën e ngrihet në këmbë, nuk e kuptova pse u soll kështu.

"Mos ki frikë" këto ishin fjalët e fundit që dëgjova prej tij.

Lini mendimin tuaj tek komentet ❤️👇 nëse ju pëlqen pjesa e re Vote

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now