13

1.4K 79 16
                                    

Pasi u larguam nga ajo shtëpi, sjellja e Paul ndryshoi shumë, po sillesh shumë i ftohtë ndaj meje. Si mund të sillet kështu një person kur më puthi në mes të zjarrit apo që më shpëtoi, çfarë ndodhi Paul. Përse ndodh kështu gjithmon, sa po te afrohem t'i më largohesh. Paul më lë tek shtëpia ime e largohet duke thënë një "Natën e mirë" shumë të ftohtë. Doja ta përqafoja, t'a pyesja çfarë ndodhi midis nesh, por e gjitha çfarë bëra ishte të thoshja emrin e tij pa pushim për brenda.

Jeta ime u rikthye normalitetit, Paul pedagogu im dhe unë studentja e tij, sikur asgjë mos të kishte ndodhur midis nesh.

"Hej, zemër ku po shkon?" Sa doja që t'më ndalonte Paul, e t'më thoshte këto fjalët por jo, ishte Alexi.

"Çfarë do ? Mos më therrit ashtu" largoj dorën e tij nga krahu im, e ndjenjë veten të pistë sa herë ai më prek me ato duart e tij të ndyra.

"Mos harro qe ti je e imja"

"Unë s'jam e askujt, idiot, hape rrugën" përpiqem të largohem prej tij por sërisht më ndalon " Alex më lëre"

"Dua thjesht të rikujtoj dicka të vogël" afrohet ndaj meje, buzët e tij preken lehtë veshin tim "Ti je imja, askush s'mund të dashuroj ty. Mbaje mend këtë" i urrejë këto fjalët, nuk jam prona e askujt, as e Alexit dhe e asnjë tjetër. E shtyjë me të dyja duart e mija fortë në mënyrë që t'a largoja nga vetja dhe eci drejt derës kryesore të shkollës. Shikoj që aty ndodhesh Paul i cili po më shikonte, s'më pëlqente ai shikimi
"Mirëmëngjes" i them Paulit dhe një profesor tjetër

"Mirëmëngjes" me thotë Paul pa më parë në sy, hedh shikimin tek krahu i tij dhe shikoj që ishte djegur, është djegur për shkakun tim, me sytë në lot largohem.

Paul PoV

Mund të jem sjellur pak ftohtë dije me Arjen por dua që sot të vrapojë drejt saj, t'a përqafoj fortë, sa hedh disa hapa drejt saj, shikoj që përpara i del Alexi. Mbledh fortë dorën duke e bërë grusht, grushti që do përplasesh në fytyrën e tij, eci drejt tyre

"Leri Paul, janë të rinjtë dhe lëre të shijojnë dashurinë e tyre" më ndalon një koleg, një pedagog tjetër. E si unë që jam profesori i saj të vrapoja drejt saj, t'a mbroja atë, t'i falja dashurinë time. Por thjesht qëndrova aty në pamundësi për të bërë diçka, shikoja sesi dikush tjetër i afrohesh vajzës që unë dashuroj, e kam shtrënguese aq shumë dorën sa thonjët e mij janë futur në mish e po lëshojnë gjak, ashtu si Arja.

"Ku jeni djegur?" Më pyet kolegu, e kisha harruar që ndodhesh aty

"Një aksident i vogël, nuk është ndonjë gjë" i kthejë përgjigje ftohtë, Arja largohet prej tij dhe po vinte drejt nesh, ngre shikimin lart e sytë tanë takohen me njëri tjetrin.

"Mirëmëngjes" na drejtohet neve të dyve

"Mirëmëngjes" i them ftohtë, mezi po e mbaja veten prej inatit që ajo ishte me Alexin. Arja shikon krahun tim të djegur dhe largohet me sy në lot, përpiqet t'a fshehj prej meje por ajo harron që unë e kuptoj atë dhe pa e parë fare.

Ora ishte 16:00, gjithë ditën nuk e kam parë Arjen përveç se në mëngjes, po qëndroja tek zyra ime mbi testet e studentëve të mij por në të vërtetë po mendoja për të, për buzët e saj të buta e të ëmbla, ishte pikërisht trokitja e derës që më shkëputi duke më larguar nga ato momente të bukura. Afrohem tek dera, e hap dhe çuditem kur shikoj pikërisht atë, Arjen. I kap dorën dhe e tërheq ndaj vetes, me dorën tjetër mbyll derën, nuk pres asnjë sekondë që t'i bëja bashk buzët e saja dhe të mija

Vote dhe lini mendimin tuaj tek komentet ❤️

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now