24

787 56 12
                                    

"Alex ? Çfarë bën ti këtu?" Them i nervozuar, mezi po mbaja veten që t'ia plasja në fytyrë një grusht

"Ooo Profesor si je?" Buzëqesh në mënyrë ironike, isha vërtet kurioz nëse ishte duke parë në sytë e mij e të kuptonte që doja t'a vrisja.

"Çfarë bën ti këtu?" E pyes me një ton të ftohtë

"Vëlla" më hidhet në qafë Ana e më përqafon fortë "Ky është Aleksi, shoku im. Hajde brenda Aleks"

"A mund të flasim pak Ana?" E tërheq vec Anën "Përse ai ndodhet këtu, pikërisht në shtëpinë time"

"Sepse është shoku im"

"Por ai..."

"E di, ka qenë i dashuri i Arjës, por cdo gjë midis tyre ka marr fund" largohet për të shkuar drejt Aleksit që po priste në sallon

"Përshendetje Arja" dëgjoj Aleksin të përshëndeste Arjën, për një moment kujtohem që ajo shpesh herë rri në shtëpi thjesht me këmishën time, kthehem menjeherë në drejtimin e tyre. Vetëm ai mendimi që ai mund t'a shikoj my girl të veshur ashtu, ma heq trurin.

"Arja" vendos dorën tim tek beli i saj, duke e afruar ndaj vetes, hedh një shikim vrasës nga Aleksi

"Zemër" cuditem nga përgjigjja e Arjës, nuk e prisja aspakt, Arja ti më përket mua.

"Aleksi do qëndroj për darkë" Ana ishte duke më shkaterruar gjithë ditën e bukur të sotshme.

"Si ke qenë Arja?"

"Mirë"Arja përgjigjet shkurt ndërsa trupat tanë ishin aq afër me njëri-tjetrin, sikur donin që t'i komunikonin njëri tjetrit sa shumë i mungoj prekjet.

"Pra, je në lidhje serioze me profesorin?" Po bezdisem shumë nga këto pyetjet e shumta të tij

"Me Paul" e korigjon Arja "Po jam në një lidhje serioze"

"Më bëhet qejfi. Ne vazhdojmë të jemi shokë" hedh disa hapa në drejtimin tonë, më saktë në drejtimin e Arjës. Fytyra e tij qëndronte paralele me fytyrën e Arjës, dreq, vazhdonte t'i afrohesh "Jemi apo jo?"

"Jo" them me zë të lartë, largoj fytyrën e tij nga ajo e Arjës "Nëse do që të dalësh i gjallë sot nga kjo shtëpi, bën mirë që t'a qepësh atë gojë dhe mos t'i afrohesh Arjës" po jam xheloz, dhe s'po mund t'a kontrolloja dot veten time

"Në rregull, qetësohu profesor. Po shkoj të ndihmojë Anën"

"Zemër" Arja më përqafon "Qetësohu, unë jam vetëm e jotja, nuk ke pse të bëhesh xheloz"

"Ti hajde me mua" kap dorën e saj dhe nisem drejt dhomës sime, futemi brenda në dhomë dhe mbyll derën me kyç

"Zemër" më thërret sërisht zemër

"Më pëlqen shumë kur më thërret kështu por më shumë më pëlqen kur..." Duart lëvizni të lira në çdo pjesë të trupit të saj

"Paul, Aleksi dhe ..." I'a ndërpresë fjalën që do thoshte me një puthje, me një puthje që e bëra t'a harroja se kush tjetër ndodhesh në shtëpi. Në këtë dhomë jam vetëm unë dhe ajo, dhe zjarri që është duke na djegur që të dy.

"S'dua t'a dëgjoj më emrin e tij në buzët e tua që më përkasin mua"

"Çdo gjë midis meje dhe atij ka marr fund" më thotë ndërsa më përkëdhel lehtë me duart e saj të buta. E shtrijë në krevat, hipi sipër saj, kisha nevojë për aromën e saj.

"Paul, po bie sërisht dera"

"Me gjithë këtë derë, na cau trapin" isha gati të shpërtheja

"Paul" kryqëzon të dyja duart e saj tek qafa ime, më afron, buzët tona u prekën. Arja më fal një puthje, ishte pikërisht ajo që po dominonte në këtë puthje, a mund të qëndrojë këtu dhe t'a puth atë dhe trupin e saj deri në pafundësi.

"Ku je o trap" dëgjoj zërin e Xhekson që bërtiste.

"Do të vras" kaq i them Xhekson, pasi dal nga dhoma së bashku me Arjën, sigurisht dalim pasi i lë një shenjë të bukur tek qafa e saj e bardhë.

"He he, kisha plane të tjera sot hë" më thotë Xhekson duke më ngacmuar.

"Darka është gati" lajmëron Ana, Aleksi po e ndihmonte atë me shtrimin e tavolinës.

"Xhekson" Ana i afrohet Xhekson në mënyrë sensuale, ishte duke flitruar me të "Si ke qenë? Kemi shumë kohë që s'jemi takuar. Je po kaq i bukur dhe hot sa ke qenë atëherë"

"Ti djalli i vogël, hiqi ato duart nga Xhekson nëse s'do që t'i thyejë ato gishta një më një. Ec andej" Nëse Ana do e vazhdonte e pak lojën e saj, 100% i sigurt që Katalea do e vriste motrën time.

" E mirë, se nuk bëra ndonjë gjë të madhe. Thjeshtë përshëndeta shokun tim të vjetër apo jo Xheskon? A të kujtohen kohët e vjetra" Ana flirton sërisht me Xhekson, mbi supin e tij Ana luan gishtat e saj

"Nuk i kujtohet sepse i kujtohet vetëm ato momente të bukura, kur të dy jemi në krevat dhe .." Xhekson vendos dorën e tij mbi buzët të Kataleas që t'a ndalonte së treguar më shumë gjëra. Unë dhe Katalea jemi të vetmi që po acarohemi nga prania e dy personave që janë duke flitruar me të dashurit tanë.

"Le të ulemi" thotë Aleksi sikur të ishte shtëpia e tij, ndjenjë pulsin tek pjesa e qafës që po më rrihte aq fortë "Merr një nga këto tacos që përgatita, është pikante ashtu si të pëlqen"

"Faleminderit" thotë Arja, po i marr nga dora atë tacos që i dha Aleksi dhe e ha unë

"Faleminderit Aleks" them me ironi, marr një tacos tjetër dhe i'a jap vetë Arjës.

"Arja" dëgjoj sërisht Aleksi që të flasi, do ngrihem dhe grushti im do përfundoj në atë surrat të padëshiruar. "Shkolla do organizojë kamp, a do vish?"

"Po, Aleksi ka të drejtë, këto janë muajt e fundit dhe do shkojmë me kamp, hajde Arja, dua që të vish dhe ti."

"Sigurisht që do vij dhe unë" kthejë kokën nga Arja i cuditur nga përgjigja e saj

"Super" gëzojnë të dy ata

"Ju bëftë mirë" ngrihem nga tavolina "Po largohem" para se të largohesha, afrohem tek Arja, buzët e mija prekën lehtë veshin e saj. Mjaftoi një prekje e trupi i saj u drodh i gjithi. "Të pret një ndëshkim"

Vote nëse ju pëlqen pjesa e re dhe lini mendimin tuaj tek komentet ❤️

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now