20

1K 58 18
                                    

"Do të vij të shpëtoj"

"Kujdesu për fëmijët tanë ..."

"Boll, e urrejë këtë gjë. Mos ma bëj sërisht këtë gjë, boll fole. Nëse ti do vdesësh atëherë le të vdesim të dy" përse duhet t'a përjetonim sërisht të njëjtën gjë si në të kaluarën, ajo do kemi të njëjtën përfundim apo jo? Nuk dua që të vdesim këtu të dy dhe jo në këto momente, kur cdo gjë po shkon mirë, kam një familje dhe s'dua t'a humbas atë.

"Ja ju të dashuruarit e shekullit, vdisni të dy bashk mirë që nuk ndaheni dot" dëgjoj zërin e Kingsman "Xhekson me ty e kam, kthehu pak nga ana jote e majtë e boll u more me atë derë sepse ske për t'a hapur asnjëherë. Por ti mund të shikosh sesi trupi i gruas tënde do të hapet në 100 copa" qesh me te madhe, i lumtur nga situata që ndodheshim ne

Xhekson PoV

E përjetova njëher humbjen e personit që dashuroja, s'mund t'a lejojë që të ndodhi sërisht e njëjta gjë, atëherë le të vdesim të dy nëse unë nuk e shpëtoj dot Katalean. Ktheje kokën nga ana e majtë ndodhesh një ekran i madh ku mund të shikoja Katalean të lidhur me bombën që kishte filluar numërin mbrapsht, këto janë 10 minutat tona të fundit.

"Zemër, Blackbird im" i them ndërsa vazhdoja të shikoja atë tek ekrani i madh

"My Paradise" thotë me lot në sy, sa doja të kaloja nëpërmjet këtij murit e t'a përqafoja "Xhekson jam mirë"

"Boll the që je mirë, jam duke të parë dhe ti po qan. Blackbird im, jam këtu me ty, e mban mend kur u takuam për herë të parë" le t'i kalojmë këto 10 minutat e fundit duke folur për të shkuarën tonë, për historinë tonë

"Të lutem mos e bëj këtë, nuk dua që ky të jetë fundi yn. Kemi shumë gjëra për të bërë o trap"

"Ti ishe në një motor dhe kalove afër këmbëve të mija, e di që e ke bërë qëllimisht sepse të kam pëlqyer unë, hahah jam kaq i bukur e di" të përjetosh pak lumturi nëpërmjet kujtimeve këtë po bëja unë dhe Katalea në këtë gjëndje të shpifur që ndodheshim, në fundin e jetës sonë

"Ti ishe si bebe atëherë" thotë duke qeshur "Jam shumë e lumtur që atë ditë të kalova afër sepse njohva ty, dashurinë e jetës sime"

"Sa shumë gjëra të çmendura kemi bërë, kemi kaq shumë kujtime bashk" kujtojmë disa nga momentet tona më të bukura duke harruar që minutat po iknin e koha jonë po mbaronte.

"Të lutem ik largohu" më lutet Katalea që të largohesha e të shpëtoja

"S'mund t'a bëj. E sakrifikove njëher jetën tënde për mua edhe jetova e pse isha i vdekur, çdo frymëmarrje për mua ishte si një barrë që më rëndonte e s'mund t'a mbaja"

"Më fal, është faji im qe erdhëm këtu. Por fëmijët tanë?" Të dy po qanim

"E di që do kujdeset Paul për ata" ishte 2 minutat e fundit, çdo gjë mori fund, godas derën sërisht me shpresën se do e hapja. Dëgjoja që Katalea po qante nga ana tjetër si dhe unë, për të dytën herë ndihem sikur nuk jam në gjëndje për të bërë asgjë për të shpëtuar jetën e personit qe dua.

"Të dua shumë Katalea" bërtas duke qarë e godas fortë derën me grusht, deri sa dora ime bëhet me gjak

"Boll e lëndove veten sepse mund t'a dëgjoj që po godet derën. Dhe unë të dua shumë Xhekson, mos e harro asnjëher këtë" 60 sekondat e fundit, mbështetem i pashpresë tek dera dhe kthehem nga ekrani, dua të vdes duke parë Katalean.

"Budalla çohu" habitem kur shikoj Paul që ndodhesh përball meje, si arriti t'na gjente

"Çfarë bën këtu?"

"Kingsman ka rrëmbyer Arjen, por si fillim le të shpëtojmë Katalean. Hajde në vete Xhekson, kemi thjesht 40 sekonda" më zgjat pistoletën "E kishe harruar këtë, merre" godas braven e derës me pistoletë në mënyrë që të hapja derën

"Xhekson, me fol, çfarë po ndodh aty?"

"Asgjë zemër" më në fund dera e mallkuar hapet, shkoj me vrap drejt saj. Fundi i lumtur apo jo? Por jo, duhet të fikim këtë bombë

"E di unë si t'a çaktivizoje këtë bombë" ndonjëherë Paul më çudit vërtet por këta jemi ne "Do këpus këtë telin këtu, dhe ju do largoheni menjëherë dhe unë do t'a hedh nga dritarja që edhe nëse shpërthen të jetë sa më larg nesh"

"Në rregull bro" po dridhesha i gjithë, as gjunjët s'po më mbanin më

"Xhekson" më thërret Katalea

"Po?"

"Afrohu pak këtu" më kap nga jaka e bluzes dhe më puth, nuk e di sesi mund t'më puthe në këto momente kur bomba është gati duke shpërthyer, nuk e lë me aq por më jep një puthje pasionante duke më bërë që të harroja se ku ndodhesha

"Ju jeni të çmendur, ec tani, vraponi drejt derës" Fjalët e Paulit na kthejë në realitet, vrapojmë drejt derës, 10 sekonda e bomba do shpërthente "Vraponi se me duket se do shpërthejë" të tre kalojmë pas derës e mbyllim derën, përqafojë Katalean e bomba shpërtheu.

Shpresoj t'ju pëlqejë pjesa e re dhe lini mendimin tuaj tek komentet.
Çfarë mendoni se do ndodhi tani tek historia?
Doja t'ju thoshja e diçka, pjesën tjetër mund t'a vonojë ngaqë jam me sezon provimesh dhe këtë pjesën tani e shkruajta vetëm për ju që e doni shumë dhe e lexoni këtë histori.

♥️♥️

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now