Epilog

872 50 19
                                    


Takimi i duarve tona, nuk e dija nëse ishte fillimi apo fundi i jonë. Për mua mjafton ajo pak prekje pas 1 viti që kur Arja ishte zhdukur. Dua t'a përqafoj fortë, të puth buzët e saj të ëmbla, thjesht dua të qëndroj me të, por kjo nuk është një e drejtë që më përket mua. Pasi isha unë, unë që e shkatërrova me duart e mija këtë të drejtën për ta prekur apo për të qëndruar afër personit që dashuroj.
Sapo Arja më pa, gjithë trupin tim e pushtoi një ndjenjë që e kisha harruar, ajo ndjenja që fillon nga stomaku e më pas pushton gjithë trupin, gjunjët të këputen e mezi qëndron në këmbë.
Qetësi, qetësi, çfarë dëgjoni të tjerët ishte qetësi, heshtje por jo ne të dy. Unë dhe Arja mund të dëgjonim rrahjet e zemrës sonë që po rrihnin si të çmendura, mund të dëgjonim frymëmarrjen tonë, mund të dëgjojmë çfarë të tjerët s'mund të dëgjoni.

Gjatë rrugës dora ime qëndroi sipër dorës së Arjes, pasi ajo nuk refuzoi më prekjen time, doja që kjo rruga të zgjaste deri në pafundësi sepse doja të qëndroja me të. Ajëri i ftohtë që futet pasi dera e autobusit hapet, për mua ishte ajo shuplaka që më solli në realitet duke më larguar nga dëshira ime. Njerëzit u drejtuan drejt derës e po dilnin, ndërsa këmbët e mija s'mund të lëviznin përveç zemrës sime që po dilte nga vendi. Doja shumë t'i thoshja gjithçka Arjës, të bisedoja me të.

"Ar...arja" zëri im po bëhesh e më i dobët, bëra të kundërtën e asaj çfarë mendova gjatë gjithë rrugës për të bërë, largoj dorën time prej dorës së saj dhe kthehem në drejtim të derës duke i kthyer kurrizin asaj.

"Vazhdon të jesh një idiot" ju besohet që këto ishin fjalët më të bukura që mund të dëgjoja në këtë moment, Arja më kap fortë dorën. Arja ecte përpara meje dhe un e ndiqja nga pas, deri sa mbërritëm në shtëpi nuk thamë asnjë fjalë. Sikur të dy kishim frikë t'i thoshnin njëri tjetrit ato fjalët që i kemi mbajtur përbrenda gjatë këtij vitit. "Mund të hysh" Arja më lejon që të futem në shtëpinë e saj

"Faleminderit"

Heshtje, pas një viti midis nesh mbizotëronte heshtja.

"Më fa...a...al, më fal që të lëndova" isha unë i pari që jo thjeshtë theva heshtjen por që e fillova bisedën që nuk donim të nisnim

"S'ka asgjë" thotë Arja duke më parë drejt në sy, fytyra e saj nuk shprehte asnjë emocion por sytë e saj po

"Më lërë të shpjegohem. Unë nuk doja që ..."

"Mund të largohesh Paul, lëre të shkuarën në të shkuarën " drejtohet nga dera që s'kam as një minutë që hyra brenda

"Arja "

"Mirupafshim " pret tek dera që un të largohem

"Jam një idiot " vendos një dorë afër supit të Arjes dhe e mbyll derën fortë, Arja mbështet pas derës. "Të lutem më lërë të shpjegohem. Të doja dhe të dua" pa e vënë re e kisha ngritur tonin e zërit

"Nuk më intereson. Të lutem largohu. Midis nesh çdo gjë ka marr fund"

"Arja" mbështes kokën tek supi i saj dhe shpërthejë në lot, lotët e mij preknin lëkurën e saj të ngrohtë. "S'duhet të isha ndarë me ty dhe të lija që të largohesh prej meje " ndërsa flisja më merresh fryma

"E përse më le që të largohesha? Ti e shkatërove lidhjen tonë dhe mua gjithashtu " Arja më prek tek krahrori që t'më largonte por nuk më shtynë, duart e saj vazhdojnë të qëndrojnë aty "Ti i dhe fund gjithçka "

"Jo, unë të mbrojtja "

"Epo më lërë të them që nuk i'a dole "

"Nëse nuk i'a kam dal, përse mendon se je tani këtu dhe kaq e famshme! Nuk është se të mbrojtja thjesht nga plumbat, nuk mbrojta thjesht jetën tënde por edhe ëndrrën time. U ndava nga ty pasi ata s'do të lejoni që të merrje provimet e fundit dhe diplomën "

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now