29

648 50 19
                                    

"Kush është kjo arsyeja që të ndalon të vraposh pas saj?" Bërtet Aleksi dhe ishte gati për t'më dhënë e një grusht tjetër

"Jeta e saj"

"Por mos harro që nëse i lëndon zemrën një personit, për atë duke njëlloj e nëse jeton e nëse jo sepse ti e ke vrarë" fjalët e Aleksit është e vërteta e hidhur për mua, ul kokën dhe largohem ashtu. Dreq. Çdo gjë mori fund. Shkatërova gjithçka. "Ku po shkon?"

"Aleks, faleminderit që ma përplase të vërtetën në fytyrë, por jeta e Arjes është më e rëndësishme për mua, më shumë se gjithçka tjetër. Kujdesu për motrën time" largohem për t'u nisur drejt fundit tim.

Nisem për të takuar Kingsman, ka ardhur koha t'i jap fund këtij njeriut që më ka shkatërruar jetën disa herë. S'mund t'a lejoja që lëndonte sërisht Arjen, s'mund t'a duroj dot, jo pasi ajo ra atëherë pa ndjenja në krahët e mij. Dhe unë isha aq i pafuqishëm për të bërë dicka për të, më mirë të jetoj me urrejtjen e saj sesa pa të.

"Ja ku je " sapo kthejë kokën, faqja ime merr një shuplakë të fortë "Ti je një idiot"

"Katalea, pse dreqin më godite kaq fortë" vërtet e ka dorën të fortë, por përse ajo është këtu?

"Je një idiot, e di këtë apo jo? Si mund të ndahesh nga vajza që ti e dashuron marrëzisht dhe i'a lëndon zemrën asaj" i shmangem pyetjeve të saja e kthejë kokën nga Xhekson

"Pse e solle këtu Katalean? Të thashë që të vije vetëm ti"

"Ti e di si është ajo, e dinte që dicka kishim planifikuar dhe erdhi deri këtu" justifikon veten e tij Xhekson

"Ju të dy" Katalea na kap veshët "Mos harroni çfarë kemi kaluar së bashku. Le t'i japim fund këtij bir kurve." Kjo është Katalea që ne njohim

"Nëse më ndodh diçka, ju lutem i thoni Arjes që e doja shumë "

"Boll fole budalliqe. Asgjë e keqe s'ka për të ndodhur " Xhekson më godet lehtë pas kurrizit, mendoj se vetëm ai më kupton se çfarë do të thotë të humbesh personin që dashuron. Dhimbja që ka përjetuar ai, nuk dua t'a përjetoj sepse e di që s'mund t'i mbijetojë kësaj dhimbje.

Ja ku ndodhem tani, përballë Kingsman i cili si edhe un ka një dëshirë të madhe që t'më vrasi. Njerëzit e tij më rrethojnë nga të gjitha anët e më drejtojnë pistoletën

"Kaq shumë frikë ke nga një profesor i thjeshtë"

"Hahaha profesor i thjeshtë hë. Ti je një mbeturinë dhe ashtu ke për të vdekur" thotë Kingsman ndërsa qëndronte ulur tek divani i tij që e mendon sikur është ndonjë fron.

"Nëse kaq shumë e dëshiron vdekjen time, ja ku jam, mund t'më vrasësh" hap duart për t'i treguar që s'kisha aspakt frikë nga ai "Më vjen keq për ty që je kaq shumë frikacak, frikësohesh nga një njeri që vjen këtu me këmbët e veta, vij drejt vdekjes pa frikë."

"Qepe" ngrihet nga divani që ishte ulur, merr pistoletën që po mbante një nga njerëzit e tij dhe vjen e ma drejton mua.

"Pse? A s'kemi të drejtë të themi fjalët tona të fundit?" E shikoj drejt në sy ndërsa pistoleta qëndronte tek balli im, mjaftonte një shkrepje e çdo gjë merrte fund

"Çfarë ke për të thënë?"

"Xhekson dhe Katalea ske për t'i prekur më, vrasja ime do të shlyejë çdo gjë që ke me ata." Marr frymë thellë "Dhe..."

"Dhe... Hahaha mos ke harruar diçka, kurven tënde të vogël " qeshte me zë të lartë, shtrëngoj fortë grushtin tim, doja që t'a kapja dhe t'a vdisja me grushta "Mund të vdesësh pa merak, se Arjen s'do t'a prek, ose prit prit. Vajzë e lezetshme është ajo, po mendohem si mund të jetë në krevat"

"Doje t'më vrisje, ja ku jam këtu. Ishe i paaftë për t'na vrarë herën e parë, kështu që këtë herë t'a plotësova dëshirën, erdha vetë "

"Ti idiot" më godet me grusht "Ti mendon se unë jam i paaftë..." Fillon të tregoj gjithçka që ndodhi herën e parë, pikërisht ky ishte qëllimi im. Të tregonte gjithçka, të pranonte me zëri e tij çfarë ndodhi atë ditë sepse kështu kam prova. Dua që të mbyllet në burg, të kalbet atije, por nuk e di nëse do mbijetoj atije. Policët ishin duke dëgjuar direkte ato çfarë ishin duke u thënë në këto momente sepse më çuan mua një mikrofon të fshehtë, ky ishte plani im që nga fillimi. S'doja të bëhesha një vrasës sepse dua të kem një të ardhme me Arjen. Policët hapin derën në mënyrë të papritur, shikoj që Xhekson dhe Katalea ishin së bashku me ata. Kingsman shikon i habitur, gjithçka ndodhi shumë shpejt por sërisht Kingsman arriti që t'më godiste pikërisht atije ku edhe unë e lëndova Arjen, në zemër.

Shpresoj t'ju pëlqejë, mendoj që pjesa tjetër do jetë pjesa e fundit, do jetë më e gjatë se kjo. Lini mendimi tuaj ♥️

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now