21

860 56 15
                                    

"Vraponi se me duket se do shpërthejë" të tre kalojmë pas derës e mbyllim derën, përqafojë Katalean e bomba shpërtheu.

"Si jeni? Katalea zemër si je ?"

"Mirë jemi"

"Vëlla, duhet të shkoj të shpëtoj Arjën" thotë Paul, në sytë e tij dukesh qartë shqetesimi

"A ke ndonjë ide se ku mund t'a ketë cuar Arja?"

"Nuk e di, por do kontrolloj çdo cep për t'a gjetur atë" ngrihet në këmbë dhe bën për të ikur

"Prit" e ndaloj "Do vijm dhe ne"

"Por... Katalea ti?" Drejtohet nga Katalea
"Jam mirë Pual, ti e di çfarë kemi kaluar apo jo? Kështu le të shkojmë e të gjejmë Arjën. Ec."

Paul PoV

Vrapoja e kontrolloja cdo vend por s'po arrija t'a gjeja dot Arjëm, ndjenja sikur zemrën ma kishte marr dikush në dorë dhe ma largonte nga trupi im. Duhet t'a gjejë Arjën. Shkoj tek i vetmi vend që kishte ngelur, lart në tarracë.

"Po të ishte vonuar e pak më shumë, do na kishe gjetur në një tjetër pozicion tani i dashur Paul" thotë Kingsman i cili kishte vendosur një dorë tek beli i saj dhe e kishte afruar ndaj vetes së tij.

"Hiqi ato duart e tua të ndyra prej saj" dëgjoja dhëmbët e mij që kërcisnin, s'mund t'a duroja dot që ai të prekte Arjën

"E di që Arja nuk është e keqe, është e bukur por imagjino pak sa e bukur mund të jetë në krevat" s'mund të duroja dot më dhe nisem drejt tij por ishte bërtimat e Arjës që më ndaloi.

"Ndalo" i them Kingsman që po i shkulte flokët e saj fortë

"Nëse do që ajo të jetoj, qëndro aty ku je" isha i detyruar që të qëndroja aty

"Lëshoje atë, me mua mund të bësh cdo gjë"

"Obobo ju me këto heroizmat tuaj, si Xhekson para pak sekondash që i thoshte Kataleas, Le të vdesim bashk."

"Ti more bir kurve" thotë Katalea ndërsa e goditi me atleten e saj "Lëshoje atë dhe merru me ne po t'a mbajti bytha"

"Ti Katalea më pëlqen zemër, je e vecantë jo si këto që janë delikate"

"Lëshoje Arjën po të them"

"S'mund t'a plotësoj këtë dëshirë zemër sepse kjo vajzë po më pëlqen" Kingsman vendos dorën e tij tek faqja e saj dhe buzët e tyre afrohen vërtet shum.

"Largohu" Arja përpiqet që t'a largoj, kthen kokën nga unë, shikimet tona takohen si atëherë kur shikimet tona u takuan për herë të parë "Paul të dua"

"Arja, harroje Paul tani" bën për t'a puthur por nuk arriti kurrë ti puthte buzët e saja, Xhekson i cili ndodhesh në tarracën e pallatit tjetër e goditi me pistoletë Kingsman, të cilin e kapi në shpatull.

"Arja kujdes" Arja vrapon drejt meje

"Mendoni se me kaq cdo gjë mund të merrte fund, jeni shumë budallenj" në dorë mbante një shufër hekuri, me të cilën goditi Arjën tek koka. Bie pa ndjenja në krahët e mij.

"Arja, Arja hapi sytë të lutem" por s'po jepte asnjë reagim, duart e mija që po mbanin kokën e saj u lyen me gjakun e saj, çdo gjë që po shikoja ishte e zezë. S'po arrija të shikoja apo të dëgjoja asgjë tjetër, harrova që në prehrin tim ndodhesh Arja pa ndjenja.

"Paul Paul" Katalea më godet me një shpullë që më ndihmoi të vija në vete "Hajde në vete, Arja ka nevojë për ty tani."

"Xhekson, bëj gati makinën" bërtas fortë, ngre në krahë Arjën dhe vrapoj drejt makinës me një frymë. Shkojmë drejt në spital

"Paul qetësohu" Xhekson e Katalea po përpiqeni që t'më qetësonin, duart e mija po dridheshin, zemra ime nuk e di nëse po rrihte më apo jo.

"Nuk dua që t'i ndodhi ndonjë gjë, jo për shkakun tim" hyjmë në spital. Askush s'po vinte tek ne, kështu bërtas fortë "A ka ndonjë doktor këtu dreq e marrtë?"

"Këtej ju lutem" shfaqet doktori së bashku me infermierët, të cilët ma morën nga duart dashurinë time.

"Vëlla, të lutem më thuaj që..." Përqafoj Xhekson, e disa lotë ranë mbi supet e tij, isha i shkatërruar

"Le të presim se çfarë do na thotë doktori" pritem një orë, e cila m'u duk sikur s'po kalonte aspakt

"Doktor" shkoj drejt tij

"Qetsohu, pacientja është mirë, pas 10 minutash do cohet. Goditja nuk ka qenë aq e fortë sa t'a dëmtoj atë, thjesht pasi të zgjohet duhet t'a kontrolloj thjeshtë nëse ka pësuar ndonjë humbje të kujtesës."

"Cfarë do të thuash me humbjen e kujtesës?"

"Ndodh shpesh që në këto raste, pacienti humbet kujtesën, që mund të rikthehet për një kohë të shkurtër ose ..." Kjo fjala e fundit e doktorit nuk më pëlqeu aspakt

"Ose cfarë doktor" ngre tonin e zërit

"Ose do duhet më shum kohë që kujtesa t'i rikthehesh, ose me ditë ose me vite." Doktori largohet duke më lënë aty me fjalët e tij që ishin si thika që po më nguleshin në zemër, pa pushim po më përsëriteshin fjalët e tij. Cfarë ndodh nëse Arja humbet kujtesën, do më harroj mua? Apo cdo gjë që kaluam së bashku?

"Paul ulu pak" thotë Xhekson që më prek lehtë mbi supi

"Jo. Duhet të shkoj tek Arja, do jem atije kur të zgjohet" hyjë tek dhoma ku ndodhesh ajo, marr karrigen e ulem afër saj duke pritur që të zgjohesh. Ishte si një ëngjëll që po flinte e qetë, zgjimi i saj që pak më para e dëshiroja kaq shumë, tani kam kaq shumë frikë prej zgjimit të saj. Pas 15 min, Arja po lëvizte duart dhe sytë, hap sytë.

"Arja" them emrin e saj me zë të ulët

"Ku jam këtu?" Pyet ndërsa shikonte rreth e rrotull

"Në spital" i kthejë përgjigje, nuk doja thjesht të dëgjoja atë pyetjen e mallkuar të cilën Arja e bëri

"Kush je ti ?"

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon