28

609 49 7
                                    

Ditët kaluan shpejt, jo për mua që vazhdoja të vuaja, sa doja që të harroja Paul ishte e pamundur. Gjatë këtyre muajve nuk e kam parë fare Paul, kaq shumë e padëshiruar isha për të ?
Shkolla e mbarova por sot ishte dita e fundit e konkursit, prezantohem me pikturën që bëra dikur në shtëpinë e Paul ndërsa bënim dashuri. Nuk arrijë t'a fitojë konkursin por dal në vendin e dytë, s'kishte shumë rëndësi për mua sepse kisha vendosur të vazhdoja dicka tjetër, por piktura gjithmon do ngeli një pjesa e imja. Piktura ime u vendos në ankandin e pikturave që ishte e hapur për çdo njeri, por nëse Paul do e shikoj atë pikturë a do mendoj për mua?

"Hej Arja" dëgjoj dikë që po më thërriste por isha e përhumbur në mendime dhe nuk e kthejë kokën pas për të parë se kush po më thërriste "Arja"

"Paul?" Them me veten time

"Arja" më vendos dorën tek supi, kthehem menjëherë "Arja, të therrita por nuk po më dëgjoje"

"Më fal Aleks, nuk e kisha mëndjen"

"S'ka problem. Si je?" Ndonëse Aleksi nuk është më i dashuri im por një shok i mirë, sërisht më kupton e përse nuk i them asgjë

"Mirë jam" shtrëngoj dorën time fortë, e urrejë këtë pyetje sepse s'jam aspakt mirë

"Ti nuk je mirë" sapo dëgjoj këtë fjalë shpërthej në lot, Aleksi më përqafon fortë

"Më mungon Paul" kjo ishte e gjitha që mund të thoshja. E përqafoj dhe qaj në krahët e tij "Faleminderit Aleks, të uroj lumturi" largohem prej tij

"A do takohemi ndonjëherë sërisht?"

"Nuk e di. Por besoj se s'do takohemi më. Do largohem nga këtu për të shkuar diku, në një vend që nuk njoh askënd. Mirupafshim" largohem, shkoj në shtëpi dhe marr valixhet që kisha bërë gati. Nisem drejt jetës sime të re, një jetë pa Pual, e cila zemra ime akoma e mban fortë brenda saj.

Paul PoV
Të ndahesha nga vajza që dashuroja, as nuk e kisha menduar e jo më t'a bëja. Kur i thashë që do ndahemi pash në sytë e saj sa e lëndova. Më fal Arja. Kaluan muajt, Arja dhe unë nuk jemi takuar, më mungon ajo buzëqeshja e saj edhe ngrohtësia që fal ajo.
Mora vesh që nuk e kishte fituar konkursin, shkoj tek ankandin që ndodhesh piktura e saj, një tërmet ra brenda meje kur pash pikturën. Kujtimet që përpiqesha mos t'i kujtoja më pushtuan në ato momente , më kujtohen puthjet tona, prekjet tona. Dua të vrapoj pas saj e përse nuk e di se ku ndodhet, dua të vrapoj, t'a gjejë, t'a përqafoj fortë dhe t'i them që e dashuroj. Por ndryshe nga çfarë doja të bëja, qëndroj aty para pikturës pa lëvizur.
Një lot pikon si për të vajtuar zgjedhjen që bëra unë, fshije atë lot dhe shkoj në shtëpi.

"Vëlla erdhe më në fund" thotë Ana e cila kohët e fundit ishte e lumtur, njëri nga ne është i lumtur.

"Po" them pa asnjë emocion

"Arja është larguar" sikur mos të majftonte piktura, kjo ishte thika e dytë që m'u ngul në zemër

"Kush të tha?" E pyes duke mos e dhënë veten por gjunjët më ishin prerë, s'mund të qëndroja dot në këmbë. Fryma po më merresh

"Unë. Takova Arjen para se të largohesha" shfaqet si nga hiçi Aleksi, e kap prej jakes se bluzes dhe e përplas fortë në mur

"Ti maskara" s'mund t'a kontrolloja dot më veten, e godas në fytyrë me një grusht

"Ti je një idiot, ti nuk e meriton Arjen" Aleksi ma kthen grushtin, e meritoja ate grusht prandaj nuk i kthehem Aleksit

"Boll që të dy ju" Ana futet midis nesh

"Largohu Ana. Pse je duke e mbrojtur atë?"

"Sepse ai është i dashuri im" A i dëgjova mirë këto fjalë që sapo tha Ana apo jo? Vërtet kam jetuar këtu, se po më duket sikur kam jetuar në një botë paralele dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur.

"Si?" Pyes i çuditur "Ju të dy jeni të lidhur? Kur ndodhi kjo?"

"Arja, na ndihmoi që të lidheshim bashk" Ana fillon t'më tregoj gjithçka nga fillimi "Në fillim un dhe Aleksin u bëm thjesht ortak si të thuash sepse unë doja që të lidhesha me Xhekson dhe Aleksi me Anën. Por ndërsa bëni plane, ne kalonim më shumë kohë me njëri tjetrin dhe kështu filluam të ndjenim për njëri tjetrin "

"Dhe..." Ndërhyn Aleksi "Dhe nëse atë natë tek kampi më ke parë me Arjen, nuk është ashtu si mendon ti. Por në fakt i tregova që kisha ndjenja për Anën dhe i kërkova ndihmë. Doja t'ia shprehja ndjenjat e mija Anës në një mënyrë sa më të bukur dhe të paharrueshme sepse është vërtet personi qe un kam dashuruar, kuptova që më para nuk kam qenë i dashuruar. Arja gëzohet shumë për të dy ne dhe më përqafon duke më uruar lumturi në këtë lidhje të re"

"S'mund t'a besoj" kisha keqkuptuar gjithçka, edhe pse e dija që Arja më dashuron mua sërisht nuk pata besim tek ajo

"Je një idiot" më kthehet Aleksi me gjithë të drejtën "Ti e lëndove Arjen"

"Ke të drejtë"

"Paul boll , shko dhe vrapo pas saj nëse kjo ka qenë arsyeja përse je ndarë me të." Thotë Ana që po mbante duart e mija

"Nuk mundem. Më duhet të largohem"

"Kush është kjo arsyeja që të ndalon të vraposh pas saj?" Bërtet Aleksi dhe ishte gati për t'më dhënë e një grusht tjetër

"Jeta e saj"

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now