3

1.8K 88 62
                                    

"Shikoni, Arja me xhaketën e profesorit" të gjithë kthyen kokën nga unë, po merrja vëmendjen e të gjithëve

"Zemër cfarë është kjo xhaketë?"

"Ti je askushi për t'më thërritur zemër"

"Mos harro që jam i dashuri jot" hedh disa hapa meje dhe më shikonte me atë shikimin sikur isha prona e tij

"Ish i dashur Alex. Më lësho" përpiqem t'a heq krahun por ai ma kishte kapur fortë, më afron ndaj vetes aq fortë sa përplasem me trupin e tij

"Çfarë është kjo xhaketë? Kush ta dha?" Alex ka qenë i dashuri im, personi që kam dashuruar me shumë në këtë botë, gjithçka mbaroi kur e pash teksa më tradhëtonte me një vajzë tjetër. Që atëherë, Alexi më ka ndjekur nga mbrapa duke menduar se do t'i jap një mundësi të dytë, s'mund t'i jap një mundësi të dytë sepse nuk dua të lëndohem sërisht po në të njëjtën mënyrë, e vetmja gjë që duhet të bëj është që t'i fshehë ndjenjat që kam për të dhe të mbroj veten time.

"Asgjë nuk është, thjesht më ndodhi një incident i vogël"

"Të tjerët po thonë që është e profesorit, mos vallë ky profesor ka sy tek ty"

"Aspakt dhe më lësho" sa do po përpiqem s'po shkëputem dot nga ai
"Dije Arja, që ti je vetëm e imja"

"Boll Alex" e godas me një shpullë

"S'jam aspakt e jotja, jo pas asaj çfarë ti bëre, kështu që largohu dhe më lërë rehat"

"Hajde me mua" më kap prej dore dhe më tërheq në mënyrë që të largohesha me të

"Më lësho, më lësho" bërtisja fortë por ishte e kot, kë po prisja që t'më shpëtonte në këto momente. Ndjenjë dorën e dikujt tjetër në duart tona, ishte pikërisht dora e profesorit

"Lëshoja dorën asaj" thotë me ftohtësinë profesori

"Kush je ti? Oooo ti na qenke ai profesori i famshëm"

"Djalosh, hiqja dorë thashë e njëher"

"Mendon se kam frikë prej teje, ajo është e dashura ime dhe unë kam të drejtë të bëj çfarë të dua"

"Pak më parë dëgjova që Arja tha që ju jeni ndarë dhe askush nuk mund të detyrojë një femër, e këtë pak gjë nuk ke arritur t'a mësosh në këtë jetë, qenke shum ulët" profesori arrinë të ndajë duart tona dhe më afron me veten e tij, po qëndroja e pa lëvizur para tij
"Përse po e mbron ti atë?"

"Sepse Arja është studentja ime" vendos dorën e tij mbi supit tim

"Arja, a je mirë?" Shfaqet shoku dhe shoqja ime e ngushtë

"Ti maskara, çfarë kërkon këtu" shoku im Samuel, bëhet gati që t'a godasi

"Samuel ndalo" e ndalojë pasi nuk doja që të zihesh me atë

"Mund të merrni shoqen tuaj e të largoheni" thotë profesori

"Arja, mos mendo se kjo punë mori fund këtu, s'do kesh gjithmonë në krahë profesorin. Ti je e imja" thotë Alexi duke u larguar

"Mos qani Arja, s'duhet të mendoni për fjalët e një cop mbeturine" më thotë profesori duke më fshirë lotët

"Faleminderit për gjithçka profesor"

"Mund të largohesh tani, për çdo gjë mund të kontaktosh me mua. Ndërsa ju të tjerët, përse qëndroni aty të ngrirë dhe nuk ndihmonin shoqen tuaj. Shpërndahuni."

"Ky qenka profesori yt, omg sa hot qenka" më ngacmon Kamila, shoqja ime e ngushtë

"Le të ikim" largohemi së bashku me ata të dy, shkojmë tek shtëpia ime sic shkonim zakonisht.

"Na trego gjithcka cfarë ka ndodhur sot dhe... Cila është marrëdhënia jote me profesorin" kuriozitet nuk po e linte rehat Kamilën, por cila ishte marrëdhënia ime me profesorin përveç se profesor dhe studentë. Tregoj gjithcka cfarë kishte ndodhur sot

"Si e ka emrin ky profesori i famshëm" pyet Samueli

"Nuk e di"

"Seriozisht e ke ti që nuk e di" më bërtet fortë dhe e habitur Kamila

"Po, vërtetë nuk e di. Sepse shkova me vonesë dhe ai ishte prezantuar"

"Si mund të mos dish emrin e personit që dashuron?"

"Boll Kamila, nuk jam e dashuruar me të"

"Mjafton të shikosh ty kur shikon atë" vërtetë ndjenjë për profesorin tim? A është kjo dicka e gabuar "Ti je 20, ai duhet te jetë afërsisht 25 ose 26, mosha s'ka problem nëse ekziston dashuria mes jush."

"Kamila, mes nesh nuk ka asgjë" e ndalojë Kamilën sepse po fliste për një cift që nuk ekzistonte dhe nuk ka për të ekzistuar, profesori s'mund të dashurohet me mua.

...

Ditët e javës kaluan si cdo ditë e imja normale, që nga ajo ditë nuk e kisha parë më profesorin.

"Arja" më përqafon nga mbrapa Kamila

"Le të ikim bashk" dalim nga dera kryesore e shkollës

"Në rregull"

"Shiko kush qenka" pash profesori që hipi në një motor me një vajzë seksi, përse e mbajta veten time gjatë gjithë kësaj kohe me shpresa, ai asnjëherë s'do më shikonte mua, një vajzë të thjeshtë si unë

"Kamila, hajde të ikim" përpiqem të mbaj veten dhe mos te tregoj trishtimin që ma mbështolli të gjithë trupin dhe zemrën.

"Mos flisni më për të" i bërtas fortë Samuelit dhe Kamilës që po flisnin fshehurazi ndaj meje për të "Ju thashë që ishte dicka e pamundur"

"Qetësohu zemra ime, është ai që ka humbur dhe jo ti"

"Po shkoj në shtëpi" ngrihem nga tavolina ku ishin ulur për të pirë një kafe

"Por Arja, ne tani sa u ulëm"

"Nuk ndihem mirë, më falni. Shihemi nesër në mëngjes"

...

Paul PoV

Pas asaj dite që mbrojtja Arjën nga ai perversi i ndyrë, nuk e kisha parë më, po prisja ditën e hënë që t'a shikoj gjatë orës së mësimit.
.
"Erdhëm në shkollë, Zoti pedagog" këtë mëngjes më solli Katalea me motor në shkollë pasi isha me vonesë

"Faleminderit Katalea" zbres nga motori

"Asgjë bro. Hej është një vajzë që po shikon në drejtimin tonë"

"Mos vallë është Arja?" Them me zë të ulët por që Katalea e dëgjoi

"Pra kjo qenka vajza që të ka marrë zemrën ty, më pëlqen, qenka si një ëngjëll"

"Hej prit ca po bën?" Katalea po flirtonte me mua

"Po bëj pak xheloz studenten tënde të vogël."

"Ajo s'mund të dashuroj mua"

"Paul" më afrohet Katalea tek veshi dhe më thotë "Shko pas saj, lufto për të dhe dashuroje fortë. Bën mirë të shkosh tani pas saj, me vrap" më shtynë duke më larguar nga vetja

"Ti je e cmëndur"

"Të kam si vëlla dhe dua të shoh ty të lumtur, vrapo Paul drejt dashurisë tënde pa humbur asnjë sekondë"

Vote ❤️ dhe lini mendimin tuaj tek komentet. Pjesa e reja së shpejti 🤗

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin