12

1.3K 81 14
                                    

"Mos ki frikë" këto ishin fjalët e fundit që dëgjova prej tij. Xhekson hap derën dhe përballë nesh qëndronte djali që po na ndiqte me disa të tjerë që po mbanin në dorë shishe me një cop rrobe të bardhë, mjaftonte thjesht shkëndijë zjarri e ato merrni flak, flak që do na digjni ne.

"Kingsman, leri ata të lirë dhe merru me mua" Xhekson na del në mbrojtje

"Dua që ti të vuash, të shikosh njerëzit që do duke vuajtur" i kthehet Kingsman

"Ti bir bushtre" Paul niset drejt tij i nervozuar, por Xhekson e ndalon duke vendosur dorën përpara tij, menjëherë shkoj pas Paul, i kap dorën fortë dhe ai ma kap dorën fortë. Nuk dua që t'i ndodhi asgjë e keqe Paul, Katalea del para Xhekson gati për të dhënë jetën e saj atit, jetën të cilën e ka dhënë njëher.

"Ti s'mund të bësh asgjë Kingsman, nëse do na vrit, nëse do largohu që tani. Vëllai jote e meritonte vdekjen" frika nuk ekzistonte tek ajo, si mund të jetë një femër aq e fortë.

"Ti Blackbird..." Thotë disa fjalë të tjera që nuk arrita t'i dëgjoja pasi disa zhurmave që u bën njëra pas tjetrës, Katalea mbylli derën ndërsa Paul më përqafon fortë, dëgjoja shishet që përplaseshin tek muri i jashtëm i shtëpisë, nuk kaluan as disa sekonda kur para nesh shfaqet zjarri.

"Çfarë do bëjmë tani?" Pyet Paul i shqetësuar, më mbante dorën fortë sikur s'donte t'më humbsite e përse nuk i përkas tij.

"Do qëndrojmë këtu" habitemi me fjalët që tha Katalea

"Si do qëndrojmë këtu?" I bërtet Paul

"Qetësohu"

"Mendoj se Katalea ka të drejtë"

"Çfarë je duke thënë Xhekson? "

"Paul, të qëndrojmë këtu deri sa ata të mendojnë se nuk kemi më shpëtim, më pas do dalim nga dera e pasme" Katalea na tregon derën që as nuk e kishim vënë re që ajo ndodhesh aty

"Në rregull. Nuk dua të humbas askënd" më shikon në sy, shikimi i tij ishte ndryshe nga herët e tjera, mund t'a shikoja qartë shqetësimin e tij por edhe dashurinë e tij për mua. Këmbët sikur të dëgjonin zemrën dhe jo mua, shkojnë drejt tij dhe unë e përqafojë fortë atë. Përqafohemi e pse ishim të rrethuar nga zjarri por në të vërtetë është një zjarr tjetër që po na djeg.

"Duhet të largohemi tani" thotë Katalea pasi kishin kaluar disa minuta, nuk e di saktë sa, por na kishte pushtuar tymi e mezi po merrnim frymë. Katalea hap derën për të dal, të parët që dolën ishin Katalea e Xhekson, sapo do dilja unë një dërrasë bie nga tavani, po digjesh por na bllokojë rrugën.

"Kam frikë" i them Paulit

"Mos ki frikë, jam këtu me ty"

"A jeni mirë?" Dëgjojmë zërin e Xhekson

"Mirë jemi" thotë Paul "Arja do të mbajë në krahë"

"Çfarë? Pse?" Pyes e habitur

"Që të largohemi nga këtu, të kalojm atë dërrasën" pra ai po mendonte të kalonte mes për mes zjarrit për t'më shpëtuar mua

"Jo" e kundërshtoj "gjejë një mënyrë tjetër"

"Arja, bëj si po të them" e ngre zërin pasi kundërshtimit tim, situata po përkeqësohesh

"Nuk dua që të rrezikosh jetën tënde për .." ishin pikërisht buzët e tij që ndodheshin tek buzët e mija që më ndaluan fjalën, sikur të kishim harruar se ku ndodheshim i japim njeri tjetrit një puthje pasionante, një puthje që flet më mirë për ndjenjat tona sesa fjalët tona. Pa u ndarë nga buzët e mija, më ngre në krahë "Paul" them emrin e tij sa shkëputem nga buzët e tij. Pual kalon mes për mes zjarrit, arritëm të dilnim jashtë

"A jeni mirë?" Pyet Katalea

"Po mirë jemi" Paul më lëshon, shikoj që është djegur tek krahu

"Paul, krahu jot" i kap krahun "je djegur"

"Jam mirë" largon duart e mija. I ashtuquajturi Kingsman bashke me ata djemtë e tjerë ishin larguar.

Vote nëse ju pëlqen pjesa e re dhe lini mendimin tuaj tek komentet ❤️

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now