30

969 55 20
                                    

Xhekson PoV
Sapo hyjmë, Kingsman shiko sa majtas dhe djathtas i habitur, sapo policet nisen drejt tij, godet Paul drejt e në zemër. Njerëzit e tij hapin derën e fshehtë dhe ai largohet, por këtë herë s'ka për të shpëtuar, jo pas gjithë atyre që ka bërë.

"Paul a je mirë?" Pyes Paul i cili ishte i shtrirë

"Shko, kape atë. Jam mire" thotë duke marrë frymë me vështirësi

"Le të shkojmë Xhekson. Hej ju" i drejtohet një grupit të policisë "Kujdesuni për Paul, nëse nuk e bëni, do ju vras vetë me duart e mija" së bashku me Katalean e disa police hyjmë tek dera që hyri Kingsman. Na shfaqet një tunel që mendoj se duhet të nxjerri ose jasht ose lart në tarracë. Vrapojmë për të kapur atë, këtë herë dua që Kingsman të vuaj për të gjitha dhimbjet që na ka shkaktuar, në mes të rrugës tuneli ndahesh në dy rrugë.

"Une dhe Xhekson po vazhdojmë këtej" drejtohemi për nga dera që ishte nga ana e djathtë ndërsa policë shkuan nga ana tjetër "Le të shkojmë my paradise, le t'i japim fund këtij trapit"

"My Blackbird" i kap dorën fortë "Po më duket sikur po jetojmë sërisht kujtimet tona të vjetra. Të dua" duhet të vraponim por në vënd të kësaj, e ndalojë dhe i jap një puthje, kisha nevojë për buzët e saja

"Pse nuk puthemi edhe ne si njerëz normal, në buzë të detit apo ku t'a di unë. Se ngelëm duke u puthur ose kur jemi me policët, ose kur na është drejtuar pistoleta në kokë" qeshim të dy së bashku, kjo është lidhja jonë dhe s'dua që të jemi ndryshe sepse këta jemi ne, Xhekson dhe Katalea.

Arritëm të kapnim Kingsman i cili ndodhesh sipër në tarracë, njoftojmë policinë e cila ndodhesh poshtë pallatit.

"Ju. Gjithmonë do fusni hundë ju të dy, këtë herë do sigurohem që t'ju vras që të dyve" bërtet Kingsman i cili ndodhesh në anën tjetër të tarracës.

"Mendoi se ky është fundi jot" i dal para Kataleas, cfarë do të ndodhi nuk do e lejojë që Katalea të goditet sërisht si herën e fundit, që fëmija dha jetën në duart e mija dhe mendova se e humba Katalean.

"Mendon se trupi jot do t'a mbroj Katalean, mendon se plumbi nuk do depërtoj e të shkoj në trupin e saj" ndjenjë trupin tim që po dridhesh i gjithi, më shfaqen disa momente nga e kaluara, kur humba Katalean, trupi im paralizohet i gjithi. S'mund të lëvizja sikur e gishtin, përsëri s'do jem në gjëndje që të mbroj gruan që dashuroj, të mbroj my Blackbird.

"Atëherë le të vdesim së bashku" Katalea më përqafon nga pas, ajo është këtu me mua "Xhekson jam këtu me ty" më thotë sikur të dinte se cfarë isha duke menduar, arrinë të kuptoj se çfarë jam duke menduar e përse nuk më shikon në sy

"Aman dhe ju me këtë dashurinë tuaj të madhe. Vdisni njëherë e mirë" drejton pistoletën drejt nesh, marr frymë thellë

"Vrapo Katalea" i them Kataleas ndërsa Kingsman godet me pistoletë drejt meje dhe unë gjithashtu godas me pistoletën. S'ka nevojë që unë dhe Katalea të flasim për planin që krijuam.

"Xhekson, sot s'ke shpëtim nga un" qeshte maniaku, të dy afroheshim drejt njëri tjetrit, sytë e mij ishin tek Katalea e cila hidhet nga tarraca ku ndodheshim tek tarraca e pallatit ngjitur. Le t'më ndodhi cfarë të dojë mua tani.

"Le të shikojmë se kush do shpëtoj sot " ulem poshtë dhe me këmbën time rrëzojë Kingsman, ndodhem sipër tij dhe i jap disa grushta, i dhashë nga një grusht për çdo gjë që më ka bërë deri më sot "Merre e këtë për atë që i bëre Paulit, bir kurve " fytyra e tij ishte e mbuluar me gjak, më godet me këmbë dhe largohem prej tij, dëgjoj që dikush e merr në telefon dhe vrapon drejt fundit të tarracës dhe hidhet. Vrapojë pas tij dhe shikoj që hipi në makinën e një prej njerëzve të tij, por jo sot , sot nuk le shpëtim. Tarracat e pallateve ishin shumë afër njëra tjetrës kështu vendos të vrapoj deri tek pallati i fundit në mënyrë që të kap atë, nëse dikush do më shikoj në këto momente do thoshte që jam ndonjë nga ata të cmëndurit që kërcejnë nga tarraca në tarracë, ose ndonjë fëmijë do mendoj se jam Spiderman.

Ja ky jam në tarracën e pallatit të fundit, hidhem nga tarraca e përfundoj në makinën e tij , përplasem me xhamin të cilin e thyejë, Kingsman më drejton pistoletën por para se ai t'a shkrepi unë rrëzohem nga makina. Katalea shfaqet drejt tyre, godet disa herë drejt tyre por pa vrarë asnjeri prej tyre, largohet duke i shpëtuar makinës. Njeriu i Kingsman kishte humbur kontrollin e makinës dhe përplaset tek një dyqan ushqimor që ndodhesh aty, sapo të dy dalin nga makina, një grup policësh i drejtojnë armët e tyre. Ja pra ky ishte e fundit i tij, Katalea vrapon drejt meje.

"I'a dolëm my paradise" më përqafon dhe unë e rrotulloj nga gëzimi

"Faleminderit për ndihmën tuaj" na thotë një prej nga policët "pa ju s'mund t'i kishim kapur. Mund të shkoni tek shoku juaj"

"Në rregull" largohemi nga aty, ky ishte vetëm fillimi i fundit të Kingsman, do sigurohem vetë që ai të marri shumë vite dënimi

"Cfarë po mendon zemër? Mos më thuaj që po bëhesh gati për gjyqin që ke kundër Kingsman, ti je avokati më i mirë kështu mos u shqetëso fare. Hahaha "

"Pse po qesh?"

"Mendoj se ti ke dy personalitete. T'a mendosh që tani ishte si një bad boy e pas disa ditësh do jesh një zotëri. " Qeshim të dy së bashku

"Paul a je mirë?"

"Po jam shum mirë. Më mbrojti jeleku antiplumb, faleminderit për gjithcka, s'do kisha bërë dot asgjë pa ju " Paul na faleminderon, qëndronte kokë ulur jo nga ajo dhimbja e vogël që mund të ndjenjte por sepse është duke menduar për të, për Arjën.

"Ti je vëllai jonë" Katalea i vendos dorën tek supi i tij "Ti na ke qëndruar gjithmonë pranë, ke ndihmuar Xhekson kushedi sa herë. Kemi kaluar shum gjëra së bashku por tani ngrihu në këmbë, boll qave si bebe aty dhe shko vrapo pas saj"

"Nuk po qaj "

"S'ka nevojë të shikoj lotë në sytë e ty që të them që po qan, kuptoj zemrën tënde që është duke qarë. "

"S'mund të shkoj pas Arjës, nuk e di as ku ndodhet, është zhdukur duke mos lënë asnjë gjurmë pas"

"Kërko për një gjurmë e shko gjeje. Cfarë pret ? Nisu drejt dashurisë tënde djal" i thotë Katalea duke e goditur pas tek koka që të ngrinte Paul në këmbë

"Iku budalla, shko drejt lumturisë tënde." E godas me këmbë tek prapanica, më shum se shoku im i ngushtë, Paul është vëllai im dhe dua që ai të jetë i lumtur.

Paul PoV
Ditët kalonin e unë vazhdoja të kërkoja sikur e një gjurmë të vogël për Arjën por asgjë s'mund të gjeja. E meritoj sepse gjithçka e shkatërrova me duart e mija, s'mund të rrija më aty ku kisha jetuar me Arjën sepse në cdo moment më kujtohesh ajo. Nisem për një udhëtim drejt Evropës, pasi kisha 1 vit që kërkoja për të dhe nuk arrita të gjeja asgjë, kështu që vendos të bëj një udhëtim.

Pas vizitova disa shtete si Italia, Franca etj, shkoj tek shteti i fundit që ishte në listën time, në Angli.

"Dreq, më iku" vrapi drejt urbanit, doja t'a kapja sepse do më duhesh që të prisja e 30 minuta të tjera. Për fatin tim të mirë, shoferi ndaloi dhe hipa në urban. Kishte shumë njerëz, kalojë mes për mes tyre deri sa gjeta një vend që mund të qëndroja, kap tubin për t'u mbajtur por duart e mija prekën duart e dikujt tjetër. Kthejë kokën për të parë e t'i kërkoja falje, ishte pikërisht Arja, nëse gjatë kësaj kohës mendoja se nuk kisha marrë frymë në fakt tani s'po marr frymë. Zemra fillon të rrahje shumë aq shpejt sa kisha harruar që kisha një zemër.

"A..ar.." as emrin e saj s'mund të thoshja. Arja kthen kokën, për të tani isha si një i panjohur, heq dorën e saj nga dora ime. Shoferi frenon për një moment fortë, Arja s'kishte ku të mbahesh kështu që i kap dorën e saj që mos të humbiste ekuilibrin. Vazhdon të shikoj poshtë që mos të përballesh me sytë e mij, vendos dorën sërisht tek tubi për t'u mbajtur por këtë herë vendos dorën time mbi të saja dhe kryqëzoj gishtat e mij me të saja.

Arja kthen kokën nga unë, nga mimika e saj kuptova që donte qe mos t'a prekja atë por s'kam për t'ia lëshuar këtë herë dorën. Më në fund ngre sytë dhe shikimet tona u takuan pas një viti, dashuria jonë filloi nga një takimi i shkurtër midis shikimeve tona. E mbaj mend ate ditë, atë orë mësimi, kur sytë tanë u njohën dhe u takuan për herë të parë. Dicka e parëndësishme për të tjerët por jo për mua, sepse pikërisht në atë moment u dashurova me të, zemra ime rrahu për dikë tjetër, për Arjën.
Historia jonë filloi me një kontakti me sy dhe rrahje zemër, e po kështu mbaroi....

Fund

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang