6

1.7K 77 37
                                    

Ndodhem përballë një pallatit, a do ketë një zyrë të tij ky profesori apo cfarë? Ngjitem në katin e 10 sic më tha sekretarja në telefon dhe i bie ziles.

"Ti ?" Më shfaqet përballë profesori im, nuk mund t'a besoja

"Arja" thotë emrin tim me zërin e tij të ngrohtë

"Profesor, ti?" Nuk doja që të bëja mësim privat me të pasi i di ndjenjat e mija dhe s'do jem në gjëndje që t'i kontrollojë ato

"Mirëserdhe, hyrë brenda Arja" futem brenda në shtëpinë e tij, duart e mija ishin akull të ftohta e pse brenda meje po digjesha si një zjarr. "Kalo këtej" futem tek dhoma e tij e veçantë, aty ishin disa prej pikturave të tij

"Më pëlqejnë këto pikturat"

"Vetëm ato apo edhe ai që i ka vizatuar?"

"Profesor, pse më qëlloi të kem leksione private me ty?"

"Mendoj se rastësia" më kalon afër meje

"Mund të ulesh këtu" profesori më jep një letër të bardhë dhe laps

"Çfarë të vizatojë?"

"Një portret, si ajo e herës se kaluar" po flet për vizatimin që bëra portretin e profesorit

"Pra të bëj një portret të dikujt" përpiqem t'a mbaja veten, të mos humbasija kontrollin e vetes sime pas atyre rrahjeve të shpejta të zemrës sime. Filloj të vizatojë ndërsa profesori, Pauli nuk i hoqi asnjëherë sytë nga unë.

"Prit të tregoj si duhet të mbash lapsin që t'i vizatosh më mirë buzët" vjen pas meje, afron kokën shumë afër meje ndërsa dora e tij nga supi im zbret poshtë tek dora ime por e bëri në një mënyrë provokuese, më dha drithërimë në gjithë trupin. Dora e tij ishte sipër dorës sime

"Mund t'a vizatojë dhe vetë" doja që të largohesh prej meje

"Atëherë përse erdhe për leksione private? Më lërë të ndihmojë" nga afërsia midis nesh, mund të ndjenja dhe aromën e tij që më blloki, duhet të largohem sa më shpejt pa bërë ndonjë gabim. S'duhet të tërhiqem kështu prej profesorit tim dhe jo më të kem ndjenjat për të. "Në rregull, tani mund t'a vazhdosh vetë" marr pak frymë pasi largohet nga unë

"Në rregull Profesor" orët kaluan pa i kuptuar fare, e mbaroj vizatimin dhe shkoj për t'ia treguar profesorit i cili ndodhesh në sallon. "Profesor mbarova"

"Dale t'a shikoj" ma merr nga dora fletën e vizatimit, hedh disa hapa drejt meje "E ke vizituar më mirë këtë herë. Shihemi në orën tjetër, e dashur Arja"

"Në rregull profesor, po largohem" largohem disa hapa prej tij, por dora e tij që preku belin tim më bëri që të ndaloja, më kthen nga vetja e tij.

"Profesor, çfarë po bën?"

"Po të jap leksione private" mund t'a ndjenjë frymën e tij të ngrohtë tek veshi dhe një ndjenjë e panjohur pushtoi gjithë trupin tim. "Më thërrit në emër"

"Ti je thjeshtë profesori im" nëse them edhe njëherë emrin e tij, do jetë e pamundur për mua që t'i mbaj përmbrenda ndjenjat e mija.

"A je e sigurt për këtë?" Trupat tanë tashmë e kishin prekur lehtë njëri tjetrin, shikimet tona u përplasën disa herë. Herë shikoja atë në sy e herë shikoja buzët e tij, të cilat ishin të pamundura për mua sikur t'i prekja e jo më t'i puthja.

"Po e sigurtë jam"

"Sa e sigurt?" Buzët tona e ndjenin afërsinë e njëra tjetrës, të etura për të puthur njëra tjetrën

"Shumë" Paul ma ndërpret fjalën duke bashkuar buzët e tij me të mija, ndjenjë buzët e tij të ngrohta mbi buzët e mija, m'i puth lehtë për të treguar që ishte një gentleman, luan me buzën time të poshtme sikur po kërkonte leje për të vazhduar më tej "Kjo është diçka e gabuar" i them pasi u shkëputa për një moment nga buzët e tij.

"Unë të pëlqejë" nuk mund t'i besoja fjalëve të tij

"Lidhja jonë s'ka për të funksionuar, ti je profesori im dhe unë studentja jote"

"Mund të jem dhe Paul jot" as me veten time nuk e kam pranuar që ai mund të jetë Pauli im, profesori dhe po ashtu ai mashkull aq hot, me trupin e tij perfekt do jetë i imi !

"Paul" them emrin e tij si nëpër dhëmbë, sikur e thashë në mënyrë të pavetëdijshme

"Më pëlqen shumë kur këto buzët thonë emrin tim" thotë Paul ndërsa buzët tona ishin të ngjitura me njëra tjetrën. Këtë herë marr guximin dhe isha unë ajo që e puth atë. Thjeshtë buzët e tij, Paul e kalon dorën nëpër flokët e mija ndërsa dora tjetër ndodhesh tek beli, nga një puthje e thjeshtë, puthja kaloi në një nivel tjetër, puthja thellohet më shumë dhe ishte Paul ai që po mbizotëronte në këtë puthje. Mjaftonte kjo puthje për të treguar sa shumë kemi pritur që t'i tregonim njëri tjetrit dëshirën për t'u prekur nga njëri tjetri.

"Ti s'mund të jesh thjesht studentja ime" thotë pasi shkëputet një moment nga unë, një shkëputje e lehtë që më lejoi të merrja pak frymë. Për herë të parë vendos duart e mija mbi krahrorin e tij, që më pas i kryqëzova tek qafa e tij. Pauli, profesori im i kthehet sërisht buzëve të mija, këtë herë gjuha e tij takohet me gjuhën time për të lëvizur në harmoni me njëra tjetrën, gjuha e tij përshkonte çdo cep të gojës sime. Mund të jetë një gabim kjo që po bëj, por ky është gabimi im i bukur, dua t'a dashuroj këtë person edhe pse ai është profesori im.

Ndërsa isha e përhumbur tek puthja jonë, Paul ulet dhe unë ulem sipër prehrit të tij, më të dyja duart ngre pak bluzen tim ndërsa zhvendos buzët e tij nga buzët e mija tek qafa ime ku edhe më lë një shenjë, një shenjë e cila është dëshmi e dashurisë sonë.

"Paul" e thërras në emër pasi dëgjoj që dikush po i binte derës "Dikush po troket në derë"

"S'më intereson aspakt, të dua ty në këto momente"

"Paul"

"Po Arja"

"Duhet të ndalojmë"

"Në rregull" më puth sërisht buzët, kap buzën e poshtme me dhëmbë dhe e kafshon fortë

"Paul, çfarë bën?" Them nga ajo dhimbje e ëmbël

"Një dënim i vogël për ty" çohem prej tij, rregullohem pak dhe marr çantën, ndërsa personi jasht derës vazhdonte të trokiste "Shihemi nesër në shkollë" më lë një puthje tek qafa dhe hap derën. Pas derës ndodhesh një vajzë, e cila ishte kaq e bukur, kush është kjo vajza? Kush është ajo, që vjen në këtë orë në shtëpinë e profesorit, apo mund të jetë e dashura e tij? Pra, gjithçka që ndodhi midis nesh, ajo puthja është thjeshtë plotësimi i një dëshire të Profesorit për të puthur studenten e tij ?

"Mirupafshim Profesor" largohem sa më shpejt te mundesha pasi nuk mund t'i mbaja dot më lotët dhe do qaja para tyre, do tregoja sesa e dobët jam. Si mund të besoja në këtë dashuri? Si u tregova aq budallaçkë?

Shpresoj t'ju pëlqejë pjesa e re, lini mendimin tuaj tek komentet 👇 dhe mos harroni të bëni Vote

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now